By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike 
Bota

Blinken: Zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike 

admin
Last updated: 18/03/2024 14:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi sot nevojën që zhvillmi i teknologjive të reja të mbështesë vlerat demokratike. Ai tha në Takimin e tretë për Demokracinë, që u mbajt në Seul të Koresë së Jugut të hënën, se regjimet autoritare përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se teknologjia duhet të përdoret për të mbështetur vlerat demokratike përballë përpjekjeve të regjimeve autoritare, që duan ta përdorin teknologjinë për të minuar demokracinë dhe për të dëmtuar të drejtat e njeriut.

Zoti Blinken i bëri komentet të hënën në Takimin e tretë për Demokraci, që po zhvillohet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Sekretari Blinken u tha të pranishmëve se qeveritë duhet të sigurohen që e ardhmja e teknologjisë të jetë gjithëpërfshirëse.

“Demokracitë tona nuk janë paprekshme nga dëmet që mund të shkaktojë keqpërdorimi i inteligjencës artificiale, duke përfshirë zgjedhjet që bëjnë kompanitë e teknologjisë në zhvillimin e inovacioneve të tyre; nga mundësia e qytetarëve tanë që të kenë më pak qasje për të ndjekur burime të ndryshme mediatike për shkak të dështimeve të inteligjencës artificiale. Motorët e kërkimit në internet mund të krijojnë diskriminim dhe paragjykime, që prekin pakicat racore dhe etnike”, deklaroi zoti Blinken.

Ai përsëriti akuzat e Uashingtonit se Rusia dhe Kina qëndrojnë pas fushatave globale që synojnë manipulimin e informacionit. Disa zyrtarë evropianë kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për kryerjen e fushatave dezinformuese duke përdorur inteligjencën artificiale.

Në fjalimin e tij, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha se vendet kanë për detyrë të ndajnë përvojat dhe aftësitë në mënyrë që inteligjenca artificiale dhe teknologjia të mund të përdoren për të promovuar demokracinë.

“Përdorimi i lajmeve të rreme dhe informacionit të rremë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë dixhitale jo vetëm që shkel liritë individuale dhe të drejtat e njeriut, por kërcënon gjithashtu sistemet demokratike. Për më tepër, teknologjia dixhitale mund të krijojë një hendek midis kombeve dhe zgjeron pabarazitë ekonomike, gjë që nga ana tjetër përkeqëson ndjeshëm vlerat demokratike”, tha ai.

Takimi për Demokracinë, i organizuar nga Koreja e Jugut, është një iniciativë e Presidentit amerikan Joe Biden që synon të diskutojë mënyrat për forcuar demokracinë, mbrojtjen kundër autoritarizmit, luftën kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taksitë fluturuese “mund të mbulojnë qiellin” e Mbretërisë së Bashkuar pas dy vitesh
Next Article Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?