By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inceneratorët, Këlliçi: Para publike të zhdukura jashtë vendit nëpërmjet Zotos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Inceneratorët, Këlliçi: Para publike të zhdukura jashtë vendit nëpërmjet Zotos
Shqipëri

Inceneratorët, Këlliçi: Para publike të zhdukura jashtë vendit nëpërmjet Zotos

admin
Last updated: 18/03/2024 15:29
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Belind Këlliçi ka denoncuar sot një rast të ri të zhdukjes së parave publike jashtë Shqipërisë nëpëmjet kompanisë në pronësi të Klodian Zotos prej 360 mijë eurosh.

“Në daljet e mia të fundit nga kjo foltore, ju kam bërë me dije se Partia Demokratike po ndiqte paratë publike të zhdukura nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, – tha Këlliçi sot. – Dy javë më parë u zbulua kontrata e lidhur midis ITS dhe Llanaj Ndërtim, për 7 apartamente me vlerë tregu mbi 1 milionë euro. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga SPAK për sekuestrimin e këtyre aseteve.

Deklarata:

Sot do të bëj publik një tjetër rast të zhdukjes së parave por tashmë jashtë Shqipërisë. Sipas kartelës së furnitorëve të kompanisë ITS shpk, në pronësi të Klodian Zotos, janë kryer 3 pagesa për një subjekt në Itali:

Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë
Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë
Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë

Pra në një vlerë totale rreth 360.000 euro. Këto para i janë transferuar subjektit IMR REFTRATTARI S.R.L

Nga një kontroll i thjeshtë në Google, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar, z. Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Grupi i ekspertëve në PD, kontrolloi nëse ky sipermarrës ka të regjistruar në Shqipëri ndonjë biznes në emër të tij dhe përgjatë kontrollit situata bëhet edhe më kriminale.

Sipas QKB rezulton se në nëntor të vitit 2022 Gëzim Guga, përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës MIG AGENCY shpk.

Le të ndalemi pak tek shtetasi Ilir Dedja.

Në vitin 2020 Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro.

Vetëm pas tre vitesh, ne datën 14.02.2023, pala shqiptarekujtohet të dërgojë letër porosi tek prokuroria italiane, siç u bë publike nga Syri Tv në maj të po atij viti.

Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton.

Sot SPAK duhet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve:

1. Për cfarë janë transferuar 360.000 euro në Itali nga Klodian Zoto?
2. A janë blerë banesa në itali me ato fonde?
3. A shërbejnë ato fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?
4. A e ka tërhequr SPAK dosjen nga prokuroria e Tiranës?
5. A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

SPAK duhet të zgjohet menjëherë nga gjumi letargjik, pasi po bën pis jo vëtëm veten, por të gjithë reformën aq të shpresuar të drejtësisë.

Drejtësia me regji, herë me direktivë qeveritare dhe herë me direktive bashkiake, nuk është ajo drejtësi që presin qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që Kryetari i Opozitës Sali Berisha, vijon të jetë për të 77 ditë në arrest pa asnjë provë apo një akuzë të vetme, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, drejtorët e tij banditë që kanë vjedhur miliona euro përmeskompanisë 5D Konstruksion, ish Ministri hajdut i konçensioneve shëndetësore Ilir Beqja dhe sigurisht kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal Edi Rama, vijojnë të vjedhin e abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë.

Ky regjim duhet të marë fund një orë e më parë. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin njëherë e mirë nga kjo organizatë kriminale.  O sot, o kurrë.”

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje
Next Article Velkovski: Kam marrë informacione për 2252 pagesa të paligjshme të mjeteve për ndihmë sociale dhe pension

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?