By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pjesëmarrja e Bislimit në takimin e Brukselit, PDK: Çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël i kësaj adoleshence politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pjesëmarrja e Bislimit në takimin e Brukselit, PDK: Çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël i kësaj adoleshence politike
Maqedoni

Pjesëmarrja e Bislimit në takimin e Brukselit, PDK: Çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël i kësaj adoleshence politike

admin
Last updated: 18/03/2024 15:50
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se të martën në Bruksel do të mbahet takimi në nivel kryenegociatorësh, ku pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, ku ndalon qarkullimin e dinarit.

Pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Por, diskutimi i rregullores së BQK-së, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, po kundërshtohet nga partitë opozitare në vend.

Faton Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia e cila tashmë është në pushtet, deri dje kanë gjykuar ata që kanë biseduar me Vuçiqin.

“Asgjë e re nga kjo mendësi politike, popullizëm gjithandej, taktizime me simbolika patetike e regresive, pa strategji largpamëse progresive. Kjo mendësi dje opozitare, ka hedh gur e dru, ka vërë zjarr dhe shpall tradhtarë të gjithë ata që janë gjykuar të ulen e të bisedojnë me Vuçiqin”, është shprehur Abdullahu për Telegrafin.

Ai deklaroi se çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël, siç e quajti ai “adoleshencë neverike politike”.

“Sot të njëjtit, tash në pushtet me kollare, jo vetëm që ulen me Vuçiqin, por flasin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë e nuk flasin për njohjen e Kosovës shtet. Çështja e dinarit është vetëm një segment i vogël i kësaj adoleshence nevrike politike, e cila në mungesë të maturimit politik na ka degraduar deri aty sa tash sa kohë jemi nën sanksione nga ata me të cilët kemi bërë rrugëtimin më të suksesshëm në historinë tonë”, pohoi ai.

Abdullahu theksoi se zgjedhjet janë zgjidhja, duke shtuar “Sa më parë aq më mirë për të gjithë e sidomos për kualitetin e jetës së qytetarëve e cili po degradon pandalshëm dhe gjithanshëm”.

Ndryshe, për dinarin është zhvilluar edhe më herët një takim në Bruksel. Në takim kishin marrë pjesë ekspertë financiare të Kosovës dhe Serbisë, takimi ishte mbajtur nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Sot për këtë temë u deklarua edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se ka pajtueshmëri për një pjesë të propozimit të emisarit amerikan Gabriel Escobar për dinarin.

Gjithashtu, ajo theksoi që shpreson që në Bruksel të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëna e Cristiano Ronaldos habit me veprimin e fundit kundrejt Georgina Rodriguez
Next Article Një hetim i ri në Premier League zbulon se nëntë lojtarë ‘i shpëtuan dënimit për dështimin në testet e dopingut’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?