By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dekani i shkencave Islame Shaban Sulejmani denoncon një skandal të ri në BFI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dekani i shkencave Islame Shaban Sulejmani denoncon një skandal të ri në BFI
MaqedoniTOP LAJM

Dekani i shkencave Islame Shaban Sulejmani denoncon një skandal të ri në BFI

admin
Last updated: 18/03/2024 16:20
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Shaban Sulejmani, denoncon një skandal të ri në bashkësinë Fetare Islame. Sipas Sulejmanit, Rijaseti i BFI-së ka mbajtur një mbledhje në ambientet e BFI-së në të cilin ai nuk është ftuar fare, kurse në procesverbal është evidentuar që ka munguar.

“Jo që kam munguar, unë gjithsesi do të merja pjesë në mbledhjen e Rijasetit. Por si mund të shkoj diku pa u ftuar dhe pa e ditur fare që është caktuar mbledhje e Rijasetiti”, thotë Sulejmani në deklaratën e tij për Zhurnal.

Ai supozon se shkak për mosftesën janë qëndrimet e tij ndaj kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetai. “Qëndrimet e mia dihen botërisht. Unë ka vërejtjet e mia sepse asnjë prej zotimeve që ka bë Fetai, nuk e ka plotësuar. Por kjo nuk duhet të jetë shkak që unë të mos ftohem në mbledhjet e Rijasetit, sepse unë jam anëtar i rregullt dhe duhet të ftohem si gjithë anëtarët tjerë që të jap kontributin tim, propozimet dhe vlerësimet e mia”, shprehet për Zhurnal dekani Suejmani.

Ndryshe mbledhja skandaloze në fjalë është mbajtur në ambientet e selisë së BFI të RMV, më datë 07.02.2024, me fillim në ora 11:00.

“Mbledhjen e drejtoi Kryetari i BFI, Reisul-Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai. Në mbledhje morën pjesë të githë anëtart e Rijasetit, përveç 3 anëtarëve: Abedin ef. Imeri, dr. Shaban ef. Sulejmani dhe Reshat ef. Kaçallniku. Lista me nënshkrimet e të pranishmëve është pjesë përbërëse e këtij procesverbali. Reisul-Ulema i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje në këtë mbledhje. Në vazhdim propozoi këtë rend dite

  1. Verifikimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Përgatitje për pritjen e muajit Ramazan 2024;
  3. Përgatitje per organizimin e Haxhit 2024; dhe
  4. 4. Tëndryshme”, thuhet në procesverbalin që ka siguruar Zhurnal.

Marim vesh se dekani Shaban Sulejmani nuk ka qenë anatëri i vetëm që nuk është ftuar, por ftesë nuk i është dërguar as Muftiut të Kumanovës, Abedin Imeri edhe pse ai poashtu është anëtar i rregullt i Rijasetit. Që të jetë skandali edhe më i madh, në mbledhje janë caktuar kuotat e haxhilerëve për çdo Muftini, kurse për Muftininë e Kumaonës kuota është caktuar pa prezencën e Muftiut ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të Muftinisë.

Lidhur me skandalin në fjalë, Zhurnal i është drejtuar me pyetje direkte BFI-së dhe Rijasetit. Meqë deri tani nuk kemi marë përgjigje, pyetjet e dërguara po i bëjë publike për opinionin, si në vijim:

Ju kishim lutur nëse mund të na përgjigjeni në pyetjet në vijim që kanë të bëjnë lidhur me temën:

A është e saktë se prof. Sulejmani nuk është ftuar në mbledhje? Nëse po, cilat janë shkaqet që nuk është ftuar?

A është e saktë se kuota e haxhilerëve për Kumanovën është caktuar duke anshkaluar plotësisht Muftininë e Kumanovës?

Në pritje të përgjigjeve Ju përshëndesim me konsideratë të lartë

Agjencia e Lajmeve Zhurnal

Skandal edhe më i rëndë ka ndodhur vitin e kaluar, kur shtatë anëtarë të Rijasetit janë shkarkuar vitin e kaluar pa u ftuar fare në mbledhje të Rijasetit. Bëhet fjalë për myftiun e Tetovës Qani Nesimi, myftiun e Strugës, Salim Sulejmani dhe pesë drejtorë të sektoreve të ndryshme në BFI- Ibrahim Idrizi – Drejtor i  Medresesë “Isa Beu”,  2 Jusuf Zimeri Drejtor i Drejtorisë Fetaro Arsimore 3. Mustafa Dauti- Drejtor për punë të Jashtme në BFI4. ⁠Muamer Veseli Drejtor i Hallall Standardit 5. ⁠Rexhep Ziberi Kryetar i Shoqatës së Ulemave. Sipas Statutit ata është dashur të thiren të jenë prezent në mbledhjen e Rijasetit. Prandaj, për shkak të mosrespiktimit të këtij obligimi Statutar nga kreu i BFI-së, të hjithë ata kanë inicuar padi penale kundër Shaqir Fetait. Disa prej tyre veçmë kanë fituar procesin në shkallën e parë gjyqësore./Zhurnal

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhaferi: Rregullat janë të qarta për kufizimet për funksionarët gjatë përdorimit të resurseve
Next Article Lajm i Fundit: Katica Janeva dhe Stevço Jakimovski futen në “listën e zezë” të SHBA-ve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?