By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi: Zgjidhim nevojat reale të qytetarëve, me investime në infrastrukturë krijojmë kushte më të mira jetese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi: Zgjidhim nevojat reale të qytetarëve, me investime në infrastrukturë krijojmë kushte më të mira jetese
Maqedoni

Xhaferi: Zgjidhim nevojat reale të qytetarëve, me investime në infrastrukturë krijojmë kushte më të mira jetese

admin
Last updated: 18/03/2024 18:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 mars – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në kuadër të vizitës së tij në komunën e Bogovinës, ka inspektuar aktivitetet e përfunduara të punës në rrugën lokale Pallçishtë, që është lidhja e zonave të banuara me autostradën Tetovë-Gostivar. Rruga, e cila është 1700 metra e gjatë, më parë ka qenë rrugë fshati, por tani është zgjeruar, e tamponuar dhe e sigurt për komunikacion. Me infrastrukturën e re dhe bashkëkohore rrugore, komunikimi me autostradën e komunikacionit është i lehtësuar dhe hapen mundësi më të mëdha për zhvillim si të komunës ashtu edhe të gjithë rajonit. Me këtë projekt infrastrukturor u lehtësohet jeta qytetarëve nga i gjithë rajoni i Pollogut.

“Rruga e lidh fshatin me autostradën, pra me rrugën e re që do të ndërtohet nga Korridori 8, autostrada Tetovë-Gostivar, do ti mundësojë qasje në atë rrugë. Tani rruga është e pajisur me gjithë infrastrukturën dhe është e dobishme për qytetarët e këtij rajoni, si për punë të përditshme në fusha, ashtu edhe për tu lidhur me Tetovën”, tha Kryeministri Xhaferi.

Kryetari i Qeverisë Xhaferi ka vizituar edhe vendndodhjen ku po zhvillohen aktivitetet e ndërtimit të kanalizimit fekal në komunën e Bogovinës. Gjatësia e rrjetit të ujërave të zeza është 28 kilometra dhe do t’u shërbejë 7500 banorëve të këtij rajoni. Njëherazi, gjatë vizitës për së afërmi u njoh me nevojat e qytetarëve të këtij rajoni dhe tha se Qeveria është duke i zgjidhur nevojat reale të qytetarëve.

Me investime në infrastrukturën rrugore, investime në kanalizim dhe ujësjellës, në rikonstruksione dhe rinovime, u mundësohet qytetarëve që të kenë një jetë më cilësore në vendet ku jetojnë.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Duke u marë me Rusinë, partitë shqiptare po i harrojnë hallet e qytetarëve në Maqedoni
Next Article Ageler: Futja e Janevës dhe Jakimovskit në listën e zezë nuk është befasi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?