By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Biden i përcjell Netanyahut “shqetësimet e tij të thella” për çështjen Rafah
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Biden i përcjell Netanyahut “shqetësimet e tij të thella” për çështjen Rafah
Bota

Biden i përcjell Netanyahut “shqetësimet e tij të thella” për çështjen Rafah

admin
Last updated: 19/03/2024 10:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka shprehur “shqetësimet e tij të thella” kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me të cili bisedoi në telefon për “operacionin gjithëpërfshirës tokësor” të Izraelit në Gaza, transmeton Anadolu.

Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike mes Bidenit dhe Netanyahut, e cila u zhvillua dje pas një pauze prej rreth një muaji. Sipas deklaratës, Biden i ka theksuar Netanyahut se ndihma urgjente humanitare për Gazën duhet të rritet ndjeshëm.

Duke vënë theksin në të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit, Biden nënvizoi se Izraeli ka gjithashtu përgjegjësi për të mbrojtur civilët.

“Është diskutuar edhe procesi i marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve që vazhdon në Katar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Presidenti nënvizoi shqetësimet e tij të thella për mundësinë e një operacioni gjithëpërfshirës tokësor të Izraelit kundër Rafah”, thuhet në deklaratë.

Biden dhe Netanyahu ranë dakord që zyrtarët amerikanë dhe izraelitë duhet të takohen në Washington sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar se si mund të zhvillohet një operacion në Rafah pa një “operacion gjithëpërfshirës tokësor” dhe diskutuan për çështjen e sigurimit të kufirit midis Gazës dhe Egjiptit.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dje deklaroi se SHBA-ja ishte kundër “operacionit gjithëpërfshirës tokësor” të Izraelit në Rafah, ku janë strehuar më shumë se 1 milion civilë palestinezë.

You Might Also Like

Zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Portugali përkeqësohen nga vala e të nxehtit

Viktima dhe dëme materiale pas tërmetit 7,1 ballë Rihter

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri drejt Konsullatës Amerikane në Toronto

Çështja e “mbikapacitetit”, temë e nxehtë midis Kinës dhe SHBA-së

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Statistikat e Harry Kane tregojnë problemin kryesor të Kombëtares së Italisë
Next Article Nvidia zbulon çipin më të fundit të Inteligjencës Artificiale – 30 herë më të shpejtë se paraardhësi i tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?