By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komiteti Qendror dhe ai Ekzekutiv i LSDM-së aprovoi emrat e bartësve të listave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komiteti Qendror dhe ai Ekzekutiv i LSDM-së aprovoi emrat e bartësve të listave
MaqedoniTOP LAJM

Komiteti Qendror dhe ai Ekzekutiv i LSDM-së aprovoi emrat e bartësve të listave

admin
Last updated: 24/03/2024 19:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 mars – Komiteti Qendror dhe ai Ekzekutiv i LSDM-së filtroi dhe aprovoi emrat e bartësve të listës së kandidatëve për deputet për çdo njësi zgjedhore. Kreu socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës në njësinë e parë zgjedhore. Oliver Spsovski në njësinë dytë, Sanja Llukarevska në njësinë e tretë, Venko Filipçe në njësinë e katër, kryeparlamentari Jovan Mitrevski në njësinë e pestë dhe Sllavjanka Petrovska në njësinë e gjashtë, ndërsa pas saj do të radhitet një i ri shqiptar, Agron Demiri. Kreu i LSDM-së e quajti lista fituese e 8 majit, duke shtuar se angazhimi i tyre parësor do të jetë përfaqësimi i interesave të qytetarëve dhe integrimi i vendit në BE deri në fund të vitit 2030.

“LSDM-ja në këto zgjedhje do të ofron njerëz të cilët do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, do të punojnë për zhvillimin e shtetit dhe do të përshpejtojnë integrimin e vendit në BE-së. Qytetarëve u garantojmë të ardhme të sigurt, me përkushtim të madh çdo ditë sepse vetëm në këtë mënyrë nuk ka qëllime të paarritura”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

Kovaçevski tha se prioritet i programit të tij qeveritar do të jetë rritja e rrogave, pensioneve dhe përmirësimi i standardit të jetesës.

“Në katër vitet e ardhshme rroga mesatare do të arrij rekordin deri në 1100 euro, ndërsa paga minimale do të arrijë në 600 euro ose 37 mijë denarë. Gjatë mandatit që po lëmë kur premtuam se sa do të jetë rroga mesatare dhe minimale, nuk e besuan por ne e bëmë madje e kaluam. Njëjtë do të veprojmë edhe më këtë premtim”, shtoi Dimitar Kovaçevski, Kryetar i LSDM-së.

Mbi zgjedhjet presidenciale dhe kandidatin e mbështetur nga LSDM-ja, Kovaçevski kërkoi mbështetjen e njëjtë si për deputetët ashtu edhe për Stevo Pendarovskin./Alsat.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Angelov i kthen shpinën Kovaçevskit, rreshtohet krah Mickoskit
Next Article VMRO shpalosë platformën 1198

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?