By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Messi thyen heshtjen dhe tregon për tërheqjen nga futbolli, zbulon prapaskena edhe nga largimi i dhimbshëm prej Barcelonës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Messi thyen heshtjen dhe tregon për tërheqjen nga futbolli, zbulon prapaskena edhe nga largimi i dhimbshëm prej Barcelonës
Sport

Messi thyen heshtjen dhe tregon për tërheqjen nga futbolli, zbulon prapaskena edhe nga largimi i dhimbshëm prej Barcelonës

admin
Last updated: 27/03/2024 14:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Lionel Messi konsiderohet nga shumica e tifozëve të futbollit si më i miri i historisë, por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe.

Gjithsesi ylli argjentinas është lojtari me më së shumti Topa të Artë të fituar, plot tetë sosh.

Edhe pse i ka 36 vite mbi supe, Messi nuk e mendon për momentin tërheqjen nga futbolli, duke thënë se ai është autokritik dhe për sa kohë ndihet mirë nuk e ka ndërmend të largohet.

“E kam të qartë që do ta ndiej momentin kur duhet të tërhiqem. Do të ndodhë kur të mos jem më në gjendje për të ndihmuar shokët e skuadrës. Unë jam një tip shumë autokritik.E di kur jam mirë, gjithashtu edhe kur ndihem keq. Kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vazhdoj të bëj mirë, atëherë do të përpiqem të vazhdoj të luaj”.

“Sepse të luaj futboll është ajo që dua. Gjithsesi, kur ta ndiej se ka ardhur momenti të largohem do të bëj, pa u ndikuar fare nga mosha. Vazhdoj të kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ushqehem mirë. E bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, edhe për shkakun që futbolli është bërë shumë fizik. Dhe gjithashtu luajmë më shumë ndeshje se më parë”, tha Messi.

Edhe pas përfundimit të karrierës, Messi ka thënë se do të mbetet te futbolli, por që nuk e ka caktuar se si çka.

“Sigurisht që pasi ta mbyll me futbollin aktiv do të gjej mënyrën për të realizuar rolin e ri që do të më pëlqejë. Në aspektin sportiv kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, nuk mund të kërkoj më shumë. I jam falënderues Zotit, më ka dhënë shumë. Në aspektin profesional dhe personal”, vazhdoi tutje gjeniu argjentinas.

Krejt në fund ai foli edhe për largimin nga Barcelona në verën e vitit 2021, ku tha se nuk ishte i gatshëm dhe nuk donte të largohej nga Camp Nou.

“Ishte e vështirë, sepse ndihesha për mrekulli në Barcelonë. Dhe nuk mendoja se do të largohesha. Nuk isha gati të ikja nga Barça, gjithçka ndodhi shumë shpejt. M’u desh të rindërtoja jetën me kalimin e ditëve”.

“Njoha një kampionat tjetër me PSG-në, një tjetër klub dhe dhoma zhveshjeje të reja. Ishte një ndryshim që nuk po e kërkoja. Ky është shkaku pse fillimi ishte i vështirë”, deklaroi tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi. 

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata
Next Article Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?