By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin

admin
Last updated: 02/04/2024 16:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 2 prill – Me moton “Ta njohim autizmin – nga studentët për studentët” programi studimor Edukim Special dhe Rehabilitim i Fakultetit Pedagogjik e shënoi 2 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Kjo ditë synon ta rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me të, theksohet në kumtesën e UT-së.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Sipas hulumtuesve dhe shkencëtarëve, njerëzit autikë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund të kenë ata.

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi tha se shënimi i kësaj dite bëhet për të ndërgjegjësuar dhe për të shprehur solidaritetin tonë me komunitetin autist sepse autizmi është një spektër i çrregullimeve të zhvillimit të trurit, i cili shfaqet në forma të ndryshme dhe ndikon në jetën e mijëra njerëzve në të gjithë botën. “Në këtë ditë të veçantë, është e rëndësishme të reflektojmë për sfidat dhe mundësitë që përjetohen nga ata që jetojnë me autizëm, si dhe për të promovuar një kulturë të pranimit dhe të mbështetjes në shoqërinë tonë. Shpeshherë, autizmi shoqërohet me shumë stigma dhe mungesë kuptimi nga shoqëria. Por, kjo nuk duhet të jetë e rëndësishme. Autizmi është vetëm një aspekt i identitetit të një personi, dhe secili individ meriton të respektohet dhe të pranohet për atë që është. Për të ndihmuar në këtë proces, ne kemi nevojë për më shumë ndërgjegjësim dhe pranim në shoqëri. Duhet të ndërtojmë një ambient më të këndshëm dhe më të pranueshëm për personat me autizëm, duke siguruar që ata të kenë qasje në shërbimet dhe mundësitë që u nevojiten për të jetuar një jetë të plotë dhe të lumtur. Në fund, dua të inkurajoj secilin të pranishëm që të angazhohet në promovimin e një shoqërie më të përfshirë dhe të ndjeshme ndaj nevojave të të gjithë individëve, pavarësisht nga ndryshimet e tyre. Bashkohuni me ne në këtë sfidë dhe bëhuni zëdhënës për ndryshime pozitive në botën tonë” – tha dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Lulzim Mehmedi.

Në këtë aktivitet, studentet e programit studimor Edukim Special dhe Rehabilitim të Fakultetit Pedagogjik, Ajlin Ajeti dhe Ajshenur Izeri dhanë disa informacione të detajuara rreth autizmit dhe përmes disa shembujve konkretë që kishin përgatitur me ndihmën e profesoreshave të po të njëjtit Fakultetit, Doc. Dr. Teuta Ramadani dhe Doc. Dr. Jasmina Troshanska, ilustruan metodat më efektive që mund t’u ndihmojnë personave të prekur me autizëm dhe u konkludua se pikat kyçe ku duhet të punohet me ta, janë komunikimi dhe interaksioni, nënvizohet në kumtesë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Boehly me mesazh direkt për tifozët e Chelseat
Next Article Trendafillov: Erdhëm t’u japim gjyqtarëve karton të verdhë, pas 1 majit karton të kuq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?