By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi
Sport

“Do të ishte bukur”, Vedat Muriqi zbulon ëndrrën për ‘Gardën e Nderit’ nga Real Madridi

admin
Last updated: 03/04/2024 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ylli i RCD Mallorca, Vedat Muriqi, ka treguar hapur të martën mbrëma ëndrrën e tij për t’i dhënë një “gardë nderi” njëra prej klubeve më të mëdha të futbollit spanjoll, Real Madridi.

Mallorca do të luajë ndaj Athletic Bilbaos në finalen e madhe të Copa del Rey e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë në “Estadio de La Cartuja” të Sevillas.

Një javë më vonë, Mallorca e pret në shtëpi liderin e La Ligës, Real Madridin, dhe shpresojnë ta presin si fitues të Kupës së Mbretit.

Duke folur në një intervistë me mediumin Onda Cero të martën mbrëma, Muriqi shikoi përtej shfaqjes të së shtunës, në fundjavën që pason, kur skuadra e tij do të takohet me Real Madridin.

Për këtë çështje, Muriqi ka thënë se as nuk mund ta imagjinoj që Los Blancos t’ia bëjnë “Gardën e Nderit” në rast të fitimit të trofeut, por gjithsesi se mendon se do të ishte diçka e bukur.

“A mund ta imagjinoni një ekip si Real Madridi që të na japë Gardën e Nderit për fitimin e Kupës?”, ka thënë fillimisht Muriqi në forme pyetje.

“T’i japin një Gardë Nderi Muriqit, i cili ishte vetëm një kamerier disa vite më parë? Do të ishte bukur sinqerisht”, përfundoi ylli prizrenas.

You Might Also Like

Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve

Pjesa e parë, Maqedonia e Veriut 0-2 Zvicër

Kosova ngritet në ranglistën e FIFA-s

Zhegrova po rikthehet te versioni që e do Kosova: Më ekipor, më luftarak dhe gjithnjë vendimtar

Paraqitja brilante e Dion Gallapenit ndaj Irlandës në numra – pothuajse i pagabueshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Shkup janë regjistruar 312 raste me kollë të mirë, po monitorohet gjendja në Kumanovë
Next Article ATK: 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore sesa tre muajt e parë të vitit të kaluar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?