By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
Sport

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

admin
Last updated: 19/04/2024 10:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Liga e Kampionëve tani ka një favorit të ri për titullin e këtij sezoni pas eliminimit të Manchester Cityt në fazën çerekfinale.

Përkundër faktit që u cilësuan si favoriti kryesor për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve më herët gjatë kësaj jave, ëndrrat e Cityt u shuan pas humbjes në penallti ndaj Real Madridit.

Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, Bayern Munichu doli fitues ndaj Arsenalit në duelin e tyre në çerekfinale. Krahas faktit që ‘Topçinjtë’ u cilësuan favorit në këtë takim, Bayerni tregoi edhe një herë tjetrën forcën e saj, duke siguruar një fitore me rezultat minimal 1-0 në ‘Allianz Arena’.

Paraqitja e tyre e mirë ndaj klubit londinez, bëri që Bayerni të ketë 16.9 për qind shanse për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germaini dhe Borussia Dortmundi kanë siguruar dy vende në gjysmëfinale pas rikthimeve të jashtëzakonshme në ndeshjet e tyre respektive.

PSG-ja kompletoi rikthimin ndaj Barcelonës në ‘Montjuic’ duke fituar me shifrat 4-1, ndërsa Borussia Dortmundi në një ‘festival golash’ arriti që me fitoren me rezultat 4-2 të avancojë tutje.

PSG-ja tani ka 27.4 për qind shanse për të fituar trofeun ndërsa Borussia Dortmundit i është dhuruar 16.4 për qind shanse, teksa të dy ekipet po synojnë që të lënë shenja në skenën më të madhe të futbollit evropian.

Pas triumfit të jashtëzakonshëm ndaj Manchester Cityt, Real Madridi ka ‘rrëmbyer’ pozitën e klubit favorit për të fituar garën më prestigjioze për klube në futbollin evropian sipas një parashikimi të fundit nga superkompjuteri.

Pasi i rezistuan një ‘breshërie’ prej 33 goditjeve në drejtim të portës si dhe siguruan fitoren në penallti, kjo falë intervenimeve fantastike nga ukrainasi Andriy Lunin, Real Madridi tani ka 39.3 për qind shane për të fituar trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.

You Might Also Like

Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tejet të lartë

Egzon Bejtullai kryen me sukses operacionin, nis fazën e rikuperimit

Tchouameni flet për herë të parë për përplasjen me Valverden: Kjo është ajo që ndodhi

Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë/Samuel Fedor, i pari në Elbasan

Juventusi synon transferimin e yllit të Real Madridit në verë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Frontit Europian / Ilir Hasani: Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve
Next Article 25-vjet nga rënia e heroit Sali Çekaj, Osmani: Ndër figurat më të shquara të historisë së re të Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?