By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore
Bota

Jeta në Çernobil, 38 vite pas fatkeqësisë bërthamore

admin
Last updated: 26/04/2024 18:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tridhjetë e tetë vite pas fatkeqsësisë bërthamore të Çernobilit, qindra punonjës angazhohen për mbikëqyrjen e termocentralit që është jashtë përdorimit prej kohësh dhe një zone prej 30 kilometrash që është braktisur për shkak të ndotjes.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Lesia Bakalets ishte atje dhe sjell rrëfimin e një inxinieri që përjetoi tragjedinë e vitit 1986 dhe që sot vazhdon të punojë në Çernobil.

Heshtja mbizotëron në atë që njihet si zona e braktisur e Çernobilit.

Aktiviteti njerëz këtu ndaloi pothuajse plotësisht 38 vite më parë, duke e lënë natyrën të paprekur.

“Të punosh në zonën e braktisur të Çernobilit është kënaqësi dhe pasiguri, siç thonë vizitorët. Por ne punonjësve na pëlqen. Është qetë këtu”, thotë inxhinieri Volodymyr Verbytskyi.

Ai e sheh këtë zonë si shtëpinë e tij, sepse në qytetin që sot është braktisur, Prypiat, kaloi vitet e fëmijërisë dhe rinisë.

“Ky ishte apartamenti im. Në katin e parë. Këto janë dritaret e dhomës së gjumit. Dhoma e ndënjes ishte në anën tjetër”, thotë zoti Verbytskyi.

Qyteti Prypiat ndodhet 2 kilometra larg termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Pas shpërthimit të Reaktorit Numër 4 më 26 prill 1986, qyteti u evakuua. Në atë kohë zoti Verbytskyi ishte inxhinier i ri në termocentral.

“Ishte fundjavë. Isha zgjuar duke lexuar. Rreth orës 4 të mëngjesit erdhi postierja dhe më tha se diçka kishte ndodhur në stacion dhe se duhej të shkoja në punë”, thotë ai.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore tha më vonë se Çernobili ishte një fatkeqësi e madhe e shkallës 7, që është niveli më i rëndë.

Për pasojë, 31 njerëz vdiqën ndërsa 600 mijë të tjerë që morën pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit u ekspozuan ndaj niveleve shumë të larta të rrezatimit.

“Reaktori kishte marrë fund. Si specialist, e kuptova se kjo ishte fatkeqësi e madhe”, thotë zoti Verbytskyi.

Më pas, ai u largua dhe u evakuua nga qyteti së bashku me gruan dhe djalin e tij.

“Na thanë se duhet të largohemi nga qyteti vetëm për dy ose tre ditë. Më vonë, mjekët kontrolluan djalin tim dhe thanë se shkalla e rrezatimit të tij ishte dy herë mbi normën e të rriturve”, thotë zoti Verbytskyi.

Brenda muajit zotin Verbytskyi e thirrën në punë. Ai punoi në termocentral për një vit dhe më pas u transferua në zonën e braktisur, që shtrihet 30 kilometra pranë uzinës së Çernobilit, me shkallën më të lartë të ndotjes nga rrezatimi.

“Në Ukrainë, gjatë periudhës fillestare, 96 qytete dhe fshatra janë zhvendosur. Afërisht 130 deri 150 mijë njerëz u evakuuan”, thotë zoti Verbytskyi.

Ai shton se zona vazhdon të ketë shkallë të lartë ndotjeje.

“E shihni? Niveli i ndotjes po rritet. Kjo shifër është pesë herë më e lartë krahasur me normën e lejuar në Ukrainë”, shpjegon zoti Verbytskyi.

Inxhinieri nuk e mban mend sa herë e ka vizituar zonën që vazhdon të jetë vendi i tij i punës.

Ai mbijetoi një evakuim të dytë nga këtu më 2022, kur rusët morën kontrollin e Çernobilit në fillim të sulmit kundër Ukrainës. 

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article FOL.MK / Sela bëhet rezil në fshatrat e Strugës: “Kemi hy në bela me njerëz të BDI-së për ty”!
Next Article Prurje të reja në VLEN – Gostivar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?