By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja
Bota

Gaza, mbi 10 mijë persona llogariten të zhdukur nën rrënoja

admin
Last updated: 30/04/2024 16:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shërbimi i Mbrojtjes Civile Palestineze tha se më shumë se 10 mijë njerëz janë ende të zhdukur nën rrënojat në të gjithë Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmit izraelit kundër Gazës më 7 tetor, raporton Anadolu.

“Ne vlerësojmë se ka mbi 10 mijë njerëz të zhdukur nën rrënojat e qindra shtëpive të shkatërruara që nga fillimi i agresionit izraelit”, thuhet në një deklaratë të Mbrojtjes Civile.

Në deklaratë sqarohet se këta persona të zhdukur nuk janë përfshirë në listën e numrit të të vrarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, “prandaj, numri i të vrarëve i kalon 44 mijë”.

Në deklaratë shtohet se ekipet e shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave në Gazën veriore kanë nxjerrë edhe trupa që janë dekompozuar plotësisht.

Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në enklavën palestinezë që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, për të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afër 1.200 njerëz.

Më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI shprehet e gatshme të jetë në qeverinë e Mickovskit, por Mickovski sërish shprehet kundër!
Next Article BE: Në Kosovë mbështesim një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?