By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende
Maqedoni

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa kufij” – Kosova shënon rënie për 19 vende

admin
Last updated: 03/05/2024 08:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

Në raportin e “Reporterëve pa kufij” thuhet se përderisa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar. Liria e medias është e kërcënuar nga ‘rregullimi i politizuar’, qasja e pamjaftueshme në informacion dhe rritja e sulmeve fizike.

Edhe nëse media arrin t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë objektiv i sulmeve politike, thuhet tutje.

“Liria e shprehjes, mbrojtja e burimeve dhe e drejta për informim janë të garantuara ligjërisht… Por, gjithnjë e më shumë gazetarë u janë nënshtruar SLAPP-ve të iniciuara nga grupe biznesi dhe politikanë”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

Mediat në raportin e Reporterëve pa Kufij në përgjithësi thuhet se janë të varura nga reklamat qoftë nga qeveria, qoftë nga partitë politike, të cilat të dyja shpërndahen në mënyrë jotransparente dhe partiake.

“Përveç kësaj, nëpërmjet pronarëve të tyre, redaksitë e mediave private janë të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve nga grupe të fuqishme politike apo biznesi. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfidën shtesë të një tregu të vogël në të cilin disa media varen nga financimi nga Serbia fqinje, ndërsa media e pavarur nuk do të mbijetonte pa financim ndërkombëtar”.

Mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shpesh në shënjestër të fyerjeve dhe lajmeve të rreme në mediat sociale.

Reporterët pa kufij përmendin edhe sulmet kundër gazetarëve gjatë protestave të një serbëve në veri të Kosovës.

Raporti po ashtu përmend vrasjet dhe zhdukjet e gazetarëve që kanë ndodhur para dhe gjatë Luftës së Kosovës të cilat thuhet se kanë mbetur të pandëshkuara.

Ndryshe, në raportin e publikuar nga Reporterët e Kosovës, Maqedonia e Veriut zë vendin e 36, Mali i Zi 40, Bosnja dhe Hercegovina zë vendin e 81, Serbia 98, Shqipëria 99.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tetë vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA
Next Article Bëri tejkalim në vijë të plotë, policia dënon me 200 euro shoferin e një autobusi në Ferizaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?