By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milion euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milion euro
Ekonomi

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milion euro

admin
Last updated: 07/05/2024 11:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Grupi BALFIN po zgjeron prezencën e tij globale duke hyrë në tregun kanadez të pasurive të paluajtshme. Kanadaja është vendi i 11-të që i bashkohet hartës së investimeve të Grupit, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe është i katërti ku BALFIN po ndërmerr zhvillimin e pasurive të paluajtshme.

Projekti i parë i Grupit BALFIN në Kanada do të jetë një ndërtim me vlerë investimi prej 40 milionë eurosh, me 27 njësi në Vankuver, një qytet port në bregdetin perëndimor në British Columbia. Është ndër qytetet më të dendura dhe më të larmishme etnikisht të Kanadasë dhe për këtë arsye një nga tregjet më dinamike të pasurive të paluajtshme në Amerikën e Veriut.

Disa projekte të tjera janë në fazën e planifikimit dhe pritet të fillojnë në 18 muajt e ardhshëm.

Steven Grunerud, Zv. President i Zhvillimit të Strategjisë, përgjegjës për aktivitetet e Grupit BALFIN në Kanada, thotë se tregu është i shkëlqyer për zgjerimin e BALFIN. “Me njohuritë dhe përvojën e Grupit në zhvillimin e projekteve rezidenciale, unë besoj se do të ketë një shkëmbim të mirë te njohurive dhe përvojave mes dy vendeve. BALFIN ka një partneritet me zhvillues me përvojë në këtë sektor”, thekson ai

Grupi BALFIN filloi aktivitetin e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme në vitin 2003 në Shqipëri, duke zgjeruar më tej gjurmën e tij në Maqedoninë e Veriut, Austri dhe që nga viti i kaluar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që u njoftua nga Presidenti i Grupi BALFIN, Samir Mane. Me një portofol projektesh rezidenciale, komerciale, turistike dhe mikse, Grupi BALFIN është i pozicionuar mirë në industri si një investitor dhe zhvillues ndërkombëtar.

Grupi BALFIN është i njohur për konceptet novatore me standarde të larta në fushën e ndërtimin si edhe risitë unike arkitekturore në projekte si Green Coast, Vala Mar, Rolling Hills, QTU, TEG, Ambasador 1, 2 dhe 3, dhe projekte ambicioze në Austri, Shtetet e Bashkuara e së fundmi edhe në Kanada.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U mbyt bashkë me dy motrat dhe nënën, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit në lumin Buna
Next Article Miratohet plani miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushte për Kosovën dhe Serbinë nëse duan të përfitojnë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?