By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 
Maqedoni

Në Komunat Dibër dhe Qendër Zhupë sot të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm 

admin
Last updated: 07/05/2024 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dibër, 7 maj – Në Komunën Dibër dhe Qendër Zhupë sot, në raundin e dytë, si dhe zgjedhjet parlamentare të drejtën e votës duhet ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. 

Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerat në komunën fqinje të Qendër Zhupës, të cilat sipas kryetarëve të komisionoeve komunale zgjedhore, do të vizitohen pasdite pasi të jetë shpërndarë materiali zgjedhor.

“Deri te komisioni u dorëzuan 39 kërkesa dhe të njejtat u pranuan. Numri i mbetur, gjegjësishtë 32, janë persona kërkesat e të cilëve janë pranuar për votim në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 majit”, tha për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër. 

Në listën e vetme zgjedhore në këtë komunë për zgjedhjet presidenciale janë të regjistruar 19.269 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 19.311 do të votojnë në 27 vendvotime.

“Tek ne janë dorëzuar 7 kërkesa dhe të gjitha janë pranuar. Nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale janë 3 persona, që do të thotë gjithësejë 10 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm duhet ta realizojnë të drejtën e votës në kushte shtëpiake”, deklaroi Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ për Qendër Zhupë. 

Sipas tij, në listën e vetme zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë të regjistruar 7.368 votues, ndërsa për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 7.383 votues, ndërsa votimi do të bëhet në 16 vendvotime.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Komunën Dibër të drejtë e votës e realizuan 6.379 ose rreth 35 për qind, ndërsa në Komunën e Qendër Zhupës 1.279 ose 17.36 për qind.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Transporti publik në Shkup nesër sipas itinerarit të së dielës, teleferiku nuk do të punojë
Next Article Gol vendimtar për barazimin e skuadrës së tij, Daku në formacionin e javës në Rusi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?