By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Brazil, a mund të parandalohej tragjedia?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Brazil, a mund të parandalohej tragjedia?
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Brazil, a mund të parandalohej tragjedia?

admin
Last updated: 09/05/2024 09:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese që goditën prej ditësh jugun e Brazilit ka kaluar mbi 100 të vdekur dhe 128 të zhdukur, ndërsa janë prekur rreth 80 komunitete indigjene.

Kjo është bërë e ditur autoritetet lokale, ndërkohë që kërkimet për dhjetëra persona ende të zhdukur u ndërprenë nga stuhitë e reja.

Rreth 400 komuna janë goditur nga fatkeqësia më e keqe natyrore që ka prekur ndonjëherë shtetin brazilian të Rio Grande do Sul, me qindra njerëz të lënduar dhe mbi 160,000 të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Këto përmbytje të paprecedenta janë rezultat i reshjeve intensive dhe të përqendruara të javës së kaluar, kur sasia e pritshme për të gjithë sezonin ra në vetëm katër ditë.

Një hetim i kryer në shtypin brazilian zbulon se gjatë gjithë vitit 2023, Këshilli Bashkiak i Porto Alegre, kryeqyteti i Rio Grande do Sul, nuk ka bërë asnjë investim në parandalimin e përmbytjeve, pavarësisht se departamenti përgjegjës për atë zonë ka një buxhet prej 84.5 milionë dollarësh, sipas të dhënave të Portalit të Transparencës.

Që nga vitet 1960, kryeqyteti i Rio Grande do Sul ka pasur 68 kilometra diga, mure mbajtëse, porta përmbytëse dhe pompa për të mbrojtur qytetin. Megjithatë, kishte mungesë të mirëmbajtjes për dekada që lejoi përmbytjet.

Një element tjetër që mund të shpjegojë përmasat e katastrofës, përveç ndryshimeve klimatike dhe situatës së jashtëzakonshme meteorologjike, është edhe zbutja e legjislacionit që rregullon mjedisin dhe që rregullon ofertën për punët publike.

Ndër ndryshimet kryesore, spikat lehtësimi i kërkesave dhe vetë-certifikimi për dhënien e licencave mjedisore, diçka që përfundoi në favor të interesave të biznesit.

Ambientalistët dhe teknikët e sektorit vunë në dukje disa të meta dhe pengesa në Kodin e ri Mjedisor të Rio Grande do Sul, sipas mendimit të tyre, ai çmontoi përparimet e dekadave në mbrojtjen e mjedisit.

Për momentin nuk ka asnjë parashikim për përmirësim për këtë rajon të Brazilit jugor, i cili në ditët në vijim pret stuhi të reja me breshër dhe erëra deri në 100 km. në orë.

Përballë kësaj situate katastrofike, qeveria federale, e udhëhequr nga Luiz Inácio Lula da Silva, ka shpallur një gjendje fatkeqësie në 336 komuna të Rio Grande do Sul. Kjo do t’i lejojë këto bashki të marrin transferta të fondeve federale më shpejt dhe me më pak burokraci.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zhvillohet sot seanca e radhës në Kuvend, zbardhet rendi i ditës
Next Article 26 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?