By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken i kërkon Egjiptit të ndihmojë në dërgimin e ndihmave në Gazë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken i kërkon Egjiptit të ndihmojë në dërgimin e ndihmave në Gazë
Bota

Blinken i kërkon Egjiptit të ndihmojë në dërgimin e ndihmave në Gazë

admin
Last updated: 22/05/2024 21:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Egjiptit që të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që ndihma humanitare të dërgohet në Gazë, pasi që dërgesat me ushqime dhe ilaçe janë grumbulluar në anën egjiptiane të kufirit.

Blinken, gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se pikëkalimi në Rafah, në jug të Gazës, vazhdon të jetë i mbyllur, që kur atë e mori nën kontroll ushtria izraelite më 7 maj.

Luftimet afër pikëkalimit kanë krijuar vështirësi në dërgimin e ndihmave, por ndihma po kalon, tha Blinken. Ai duket se iu referua pikëkalimit në Kerem Shalom, që gjendet afër Rafahut, i cili është hapur.

“Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë që të sigurohemi që ndihma që kalon përmes Rafahut, të kalojë sigurt. Por, ne u bëjmë thirrje partnerëve egjiptianë që të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që ndihmat të dërgohen”, tha Blinken.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Nga ofensiva izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 35.000 palestinez.

Dërgimi i ndihmave në jug të Gazës është penguar që kur Izraeli nisi operacionet ushtarake në Rafah. Nga luftimet në këtë qytet, sipas Kombeve të Bashkuara, janë zhvendosur 900.000 persona./REL

You Might Also Like

Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë

Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Trump rindez polemikat: Ngushtica e Hormuzit do bëhet territor amerikan

Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ja si do të duket përbërja e re parlamentare
Next Article Turqia përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e Palestinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?