By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Turqia përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e Palestinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Turqia përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e Palestinës
Bota

Turqia përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e Palestinës

admin
Last updated: 22/05/2024 21:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur vendimin e tre vendeve evropiane për njohjen e shtetit të Palestinës, si dhe u ka kërkuar vendeve të tjera të marrin vendime të ngjashme, raporton Anadolu.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çmimeve ndërkombëtare të dashamirësisë, të mbajtur në Ankara, presidenti Erdoğan tha se është “shumë i kënaqur” me njoftimet e sotme nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja se do të njohin shtetin e Palestinës.

Vendimi për njohjen e shtetit të Palestinës vjen pasi Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.

“Ata që ofrojnë mbështetje logjistike dhe ushtarake për pushtuesit, mbajnë të njëjtën përgjegjësi si vetë pushtuesit për gjakun që rrjedh në Gaza”, tha presidenti turk.

Erdoğan gjithashtu tha se për sa kohë që fuqitë perëndimore vazhdojnë të qëndrojnë pas kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, me gjithë “arrogancën dhe pamaturinë e tij”, masakrat në Palestinë nuk mund të parandalohen.

Presidenti turk theksoi se Izraeli në 229 ditët e fundit të sulmit e ka kthyer Rripin e Gazës së bllokuar në një varrezë të madhe fëmijësh.

Ai po ashtu paralajmëroi se nëse ekspansionizmi sionist vazhdon kështu, bota është “e prirur ndaj konflikteve të reja”.

“Izraeli e ka humbur këtë luftë dhe është dënuar në sytë e njerëzimit”, shtoi ai.

Palestina është njohur tashmë nga tetë vende evropiane, përkatësisht nga Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Suedia dhe administrata e Qipros Greke.

Të paktën 35.700 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe rreth 80 mijë të tjerë janë plagosur që nga tetori i kaluar pas sulmit ndërkufitar të Hamasit.

Më shumë se shtatë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në rrënoja mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit

Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur

Izraeli sulmon Bejrutin në prag të një marrëveshjeje SHBA-Iran

“Dridhet” Meksika! Tërmeti i fortë me magnitudë 5.2

Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot, Teherani nuk konfirmon afatin kohor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Blinken i kërkon Egjiptit të ndihmojë në dërgimin e ndihmave në Gazë
Next Article Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 luan ndeshjen e parë me Malin e Zi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?