By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arrestohet Ilir Pere, me identitetin e grekut brodhi botën për të trafikuar drogë e shitur armë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Arrestohet Ilir Pere, me identitetin e grekut brodhi botën për të trafikuar drogë e shitur armë
Kronika

Arrestohet Ilir Pere, me identitetin e grekut brodhi botën për të trafikuar drogë e shitur armë

admin
Last updated: 31/05/2024 12:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I shumëkërkuari shqiptar që hiqej si grek… Ilir Pere, 48 vjeç, i lindur në Gramsh kishte marrë identitetin e një personi nga Peloponezi i Greqisë, atë të Nikolaos Liarakos. Dhe me këtë identitet bridhte botën për të trafikuar drogë e për të shitur armë.

Hetuesit italianë e gjetën në Belgjikë. Falë një pune të mbështetur kryesisht në inteligjencën policore, ai ndodhet aktualisht i arrestuar në Liezh. Prokurori i Catanzaro-s në Itali, Vincenzo Capomolla, së bashku me Giancarlo Novelli dhe prokurorin e Antimafias Stefania Paparazzo, shkuan për ta marrë në pyetje në zemër të kontinentit të vjetër.

Ilir Pere duhet të vuajë një dënim përfundimtar në Itali, prej 28 vitesh burg dhe rezulton nën hetim nga prokuroria e Catanzaro në operacionin e koduar “Gentleman 2” që rindërton prapaskenat e narkotrafikut të vënë në jetë mes Sibaritide (provincë e Cosenza-s) dhe Gjermanisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, i shumëkërkuari shqiptar për hetuesit italianë ka pranuar se është Ilir Pere dhe jo Nikolaos Liarakos. Ka pranuar po ashtu se ka përdorur për një kohë të gjatë telefonat e enkriptuar dhe platformën “Sky ECC” për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij në Itali, por duke mohuar se ka pasur një rol domethënës në botën e narkotrafikut.

Mikel Hasanbelliu Ilir Pere Tesi Basho
Mikel Hasanbelliu, Ilir Pere, Tesi Basho

Po ashtu, ka pranuar se ka blerë armë të fuqishme, por vetëm sepse donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait, që rezulton i vrarë e i djegur nga shqiptarë të tjerë. Sa i përket telefonave të enkriptuar, ka shpjeguar se është e mundur t’i blesh nëpërmjet furnizuesve turq e pakistanezë, me anë të rekomandimit të personave të duhur.

Me hetuesit italianë mësohet se Pere preferoi të fliste në italisht dhe jo në shqip. Ilir Pere nuk është emër i panjohur në fakt si në Itali ashtu sikurse edhe në Shqipëri. Në vitin 2016, së bashku me dy shqiptarë të tjerë, Tesi Basho dhe Mikel Hasanbelliu, u arratisën nga burgu i Rebibbia, në Romë.

Basho vuante dënimin për vrasje, ndërsa Hasanbelliu për shfrytëzim prostitucioni. Arratisjen e realizuan duke prerë hekurat e dritares së qelisë me sharrë, e më pas zbritën me çarçafët e improvizuar si litar.

You Might Also Like

Gjenden marihuanë dhe kokainë në Shtip, privohen nga liria tre persona, është ngritur kallëzim penal

Digjet vetura në një vend parkimi në Tetovë

Zjarr në kasolle bagëtishë në fshatin Gllogjë

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës

Aksident me katër automjete në rrugën Gostivar–Strazhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një kuti, plus valixhen! Beqaj del nga SPAK me të gjithë dosjen e “Sterilizimit”
Next Article Në vandkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc janë kapur kontrabandues të orëve të shtrenjta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?