By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përurimi i librit ‘Genius Loci i Prishtinës’ nga Xhelal Llonçari – një udhëtim në shpirtin dhe arkitekturën e kryeqytetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Përurimi i librit ‘Genius Loci i Prishtinës’ nga Xhelal Llonçari – një udhëtim në shpirtin dhe arkitekturën e kryeqytetit
Kulturë

Përurimi i librit ‘Genius Loci i Prishtinës’ nga Xhelal Llonçari – një udhëtim në shpirtin dhe arkitekturën e kryeqytetit

admin
Last updated: 31/05/2024 12:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një tjetër libër do t’i bashkohet rafteve të bibliotekave në vend, i titulluar “Genius Loci i Prishtinës”, nga autori Xhelal Llonçari përurimi i së cilës u bë mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Autori i këtij botimi të ri, Llonçari në një intervistë për Telegrafin tha se tematika e librit ka të bëjë me jetën, shpirtin dhe strukturën arkitektonike të Prishtinës.

Sipas autorit, çdo qytet përbëhet prej dy komponentëve të pandashme: struktura arkitektonike dhe njerëzit.

Për të ilustruar më mirë këtë tematikë, Llonçari citoi një thënie të Winston Churchill: “Ne i ndërtojmë qytetet, i modelojmë qytetet, pastaj ato na modelojnë ne”, e cila thënie reflekton qartë idenë që lidhja mes qytetit dhe banorëve të tij është reciproke dhe e vazhdueshme.

Autori shpjegoi se ky libër përmban artikuj të shkruar pas luftës, të cilët më së miri janë mbështjellë dhe mbuluar nga titulli “Genius Loci i Prishtinës”.

“Ngjarja sot e ka të bëjë me promovimin e këtij libri, që e kam quajt ose e kam titullu, më mirë të themi, ‘Genius Loci i Prishtinës’

Në fakt kjo nuk ka qenë qëllimi i titullit, s’ka qenë qëllim prej fillimit, mirëpo këto janë artikujt që i kam shkru këto vite pas luftës dhe ma së miri i mbështjellë dhe i mbulon titulli ‘Genius Loci i Prishtinës’, i cili do të thotë fryma e vendit, shpirti i vendit.

Ky libër në fakt fletë për shpirtin e Prishtinës dhe të ndërlidhur me shpirtin e qyteteve përreth Peja, Tirana…., sepse ato ndikojnë në njëra tjetrën, posaçërisht Prishtina këto ndikon në qytete tjera. Kështu që, këtu është një shikim për shpirtin aktual të Prishtinës, qysh jemi sjellë ne me atë shpirt e si duhet të sillemi…Është në pyetje lagja e Muhaxherëve”, tha ai.

Gjatë intervistës, Llonçari shprehu shqetësimin për mungesën e një shtëpie memoriale në Prishtinë, ku të tregohen historitë dhe ngjarjet që kanë shoqëruar gjeneratat në këtë qytet.

“Janë 150 vjet, 300 mijë të shpërngulur, më se 20 mijë të vrarë. Në Prishtinë nuk ka një shtëpi memoriale ku tregon si kanë jetuar, ku kanë ardhë, si kanë ardhë…

Kish me pas filma, kish me pas harta, që kish me qenë pikë, të cilin kishin me vizitu edhe të huaj, që kishin m’i çu delegacionit e huaja dhe me pa historinë.

E, kështu edukojmë fëmijët kur i çon nëpër këto pika neuralgjike të historisë tonë, duhet t’ju kultivojmë mbamendjen, jo t’ju bindim urrejtjen, po mos të përsëriten ato gjëra që u përsëritën pas 130 vitesh, i njëjti kalvar i popullit shqiptar sikur që u përsërit kur u përzunë ata prej viseve të veta, prej Serbisë”, ka thënë Llonçari.

You Might Also Like

Të mërkurën fillon Festivali i filmit francez

Ndahet nga jeta David Hockney, pionieri i pop-artit britanik

MOS QAJ NËNË …

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në vandkalimin kufitar Preshevë – Tabanoc janë kapur kontrabandues të orëve të shtrenjta
Next Article Zemaj: Diaspora e sheh LDK-në si shtëpinë e vet politike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?