By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret
Shqipëri

Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret

admin
Last updated: 01/08/2024 15:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa Shqipëria është përfshirë nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta, por edhe zjarrëvënieve të qëllimshme, fondet për mbrojtjen nga zjarri janë në nivele shumë të ulëta. Për këtë destinacion, paratë nuk sigurohen nga vetë pushteti vendor, por iu jepen bashkive nga qeveria nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar.

Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret

Sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit, transferta e qeverisë për mbrojtjen nga zjarri për 61 bashkitë arriti në 1.5 milionë lekë, me rritje vetëm 100 mijë lekë kundrejt një viti më parë.

Por si paraqitet situata e shërbimit zjarrfikës në vend? Ky shërbim i kaluar pushtetit vendor që në vitin 2014, me hyrjen në fuqi të reformës territoriale-administrative.

Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret

Rezulton se në dhjetë vitet e fundit, numri i punonjësve zjarrfikës është dyfishuar, duke arritur këtë vit në 749. Gati të dyfishuara janë edhe stacionet zjarrfikëse, me një total prej 70 të tilla në vitin 2024, ndërsa numri i automjeteve në shërbim të shërbimit zjarrfikës ka arritur në 105 nga 45 automjete dhjetë vite më parë.

Por ndërsa fondet për emergjencat natyrore janë të ulëta, janë disa para të tjera që bashkitë nuk arrijnë dot t’i shpenzojnë, pavarësisht nevojave që kanë. Bëhet fjalë për investimet kapitale. Thënë ndryshe investimet në rrugë, shkolla e spitale, në shërbim të qytetarëve.

Vetëm 1,5 milionë lekë për t’u mbrojtur nga zjarret

Të dhënat e Ministrisë së Financave për investimet e bashkive në të gjithë vendin tregojnë se vitin e kaluar, nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45% e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë. Thënë ndryshe, janë financuar me pak se gjysma e projekteve.

Kjo do të thotë se në një kohë kur fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave. Sigla dhe rikthehemi e diskutojmë.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Foto/ Spiropali merr “leksionet” nga Gramoz Ruçi për drejtimin e Kuvendit
Next Article Nikolloski nga Budapesti: Bashkëpunimi i shkëlqyer me Hungarinë sjell përparim ekonomik dhe politik në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?