By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Transportit: Kanë ngecur rreth 600 plane urbanistike, me ndryshimet ligjore do ta lehtësojmë ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Transportit: Kanë ngecur rreth 600 plane urbanistike, me ndryshimet ligjore do ta lehtësojmë ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve…
MaqedoniTOP LAJM

Ministria e Transportit: Kanë ngecur rreth 600 plane urbanistike, me ndryshimet ligjore do ta lehtësojmë ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve…

admin
Last updated: 09/08/2024 14:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 gusht – Rreth 600 plane urbanistike kanë ngecur në procedurë me çka është vënë në pikëpyetje miratimi i tyre dhe realizimi i investimeve kapitale, njoftoi sot Ministria e Transportit. Pikërisht ndryshimet e Ligjit për Planifikim Urbanistik, siç informon, propozohen për tejkalimin e situatës së tillë.

Ndryshimet, bën të ditur Ministria e Transportit, janë vetëm në interes të qytetarëve dhe komunave – për realizim më efikas të projekteve kapitale dhe lëvizje të ekonomisë në tërësi. Do ta lehtësojnë ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve, ambulancave dhe garazheve në kate përmes thjeshtësimit të procedurave për miratimin e planeve urbanistike.

“Për shkak të problemeve të shumta me të cilat ballafaqoheshin qytetarët dhe komunat gjatë realizimit të planeve urbanistike ku interesi publik trajtohej në mënyrë të barabartë me interesin privat dhe shpeshherë mbahej peng i interesave private, me ndryshimet në ligj, për herë të parë në këtë vend, ne kemi vënë në plan të parë interesin publik. Qëllimi kryesor i ndryshimeve është thjeshtimi i procedurave në lidhje me miratimin e planeve urbanistike të destinuara për ndërtimin e objekteve me interes publik, pra për ndërtimin e kopshteve, shkollave, spitaleve dhe objekteve të tjera sociale dhe shëndetësore, si dhe garazhe në kate për të zgjidhur kaosin e trafikut. Me miratimin e këtij ligji do të thjeshtësohet procedura për realizimin e projekteve kapitale në shtet dhe komunat do të mund të realizojnë në tërësi buxhetet e planifikuara zhvillimore, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal”, bën të ditur Ministria.

Siç bën të ditur, është e palejueshme që për shkak të mospajes së kornizës adekuate juridike, komunat dhe shteti të mos kenë mundësi t’i realizojnë programet e tyre zhvillimore dhe realizimi i projekteve kapitale të zgjasë me vite, madje edhe me dekada.

“Në këtë kontekst, theksojmë se rreth 600 plane urbanistike kanë ngecur në procedurë, e cila vë në pikëpyetje miratimin e tyre dhe realizimin e investimeve kapitale. Gjithashtu duam të potencojmë se në mënyrë të gabuar në publik interpretohet dispozita ku thuhet se fshihet mundësia për miratimin e planit urbanistik pa lejen e Ministrisë së Transportit. E vërteta është e kundërta. E drejta ‘heshtja është miratim’ është shfuqizuar dhe çdo gjë që është jashtë ligjit i nënshtrohet dënimeve më të larta për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thekson Ministria.

Shtojnë edhe se për shkak të disa shembujve të konfirmuar jashtë ligjit në disa komuna, qëllimi i zgjidhjes së propozuar ligjore është pikërisht fuqizimi i rolit të Ministrisë si mekanizëm kontrollues në proces dhe të vendoset rend, ndërsa ligjet të vlejnë njëjtë për të gjithë qytetarët.

“Me ndryshimet është e pamundur të miratohet plan pa leje të Ministrisë së Transportit, gjithashtu Ministria mund ta kthejë në përpunim çdo plan derisa është e nevojshme në çdo fazë të procedurës. Kështu parandalohen veprimet jashtë ligjit”, potencoi Ministria.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MD: Fillon procesi i përpunimit të Ligjit të ri për shërbim gjyqësor
Next Article Aksident në Greqi – pëson me lëndime një familje katër anëtarëshe nga Maqedonia e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?