By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agron Reçi dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni Avokat i shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Agron Reçi dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni Avokat i shtetit
Maqedoni

Agron Reçi dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni Avokat i shtetit

admin
Last updated: 12/08/2024 13:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale. Ai kërkoi që Qeveria të pranojë dorëheqjen e tij në seancën e ardhshme qeveritare dhe konform Ligjit për Avokatinë e shtetit, jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi i detyrës, të emërohet Avokat i shtetit me seli në rajonin e Ohrit, nga ku u emërua para se të marrë postin.

Reçi, me vendim të Qeverisë, nga data 18.04.2023 është emëruar Avokat i shtetit. Më parë ai ka mbajtur detyrën e avokatit të shtetit për rajonin e Ohrit, ku është emëruar me vendim të Qeverisë nga nëntori i vitit 2020.

“Këtë dorëheqje e parashtroj për arsye personale, prej të cilave ndikimi më dominues në vendimin tim e ka pasur fakti se jam person familjar, me një familje të krijuar që nuk banon në qytetin ku kam pasur detyrën. Jeta larg familjes sugjeron këtë akt formal të dorëheqjes nga ana ime. Me ndërgjegje plotësisht të pastër dhe mendje të shëndoshë, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Avokatit të shtetit në RMV-së, për arsye personale, pa u detyruar nga askush”, thuhet në dorëheqjen e Reçit.

Nga dita e emërimit tim, deri në këtë moment, Reçi thekson se i ka përballuar me dinjitet të gjitha sfidat që kanë dalë në drejtim të mbrojtjes ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit, duke marrë rregullisht masat dhe mjetet e duhura ligjore, duke kryer kompetencat e tij.

“Avokatura e Shtetit, duke përfshirë edhe mua si kryesues, i ka kryer me ndershmëri dhe virtyt kompetencat dhe detyrimet ligjore në drejtim të përfaqësimit të organeve shtetërore dhe publike në RMV, pa gjetur në asnjë situatë alternativa dhe mekanizma për shmangien e përgjegjësive”, thuhet në letrën e dorëheqjes drejtuar Qeverisë.

Si Aviokat i shtetit në pajtim me të gjitha ingerencat e tij ligjore, Reçi theksoi se në Qeveria ka parashtruar propozim për shkarkim të dy avokatlve të shtetit, për shkak të kryerjes jorpofesionale dhe jo të denjë të funksionit, i cili është pranuar dhe ata janë shkarkuar, por edhe thekson se edhe për një kërkesë të këtillë, për avokat të shtetit nga rajoni i Shkupit nuk ka ende vendim, edhe pse siç sqaron propozimi është dërguar në përbërjen e mëparshme qeveritare, nga ana e të cilëve nuk është vepruar, megjithatë as përbërja e re e Qeverisë nuk ka marrë ende vendim. Për veprimet, me të cilat ka të bëjë propozimi”, thekson Reçi, zhvillohet procedurë hetuese para Gjykatës Themelore Publike.

“Mosveprimi i Qeverisë hedh dyshime mbi rrethanat nëse pushteti do të luftojë kundër veprimeve kriminele, të cilat janë theksuar në mënyrë të veçantë si problem prioritar në gjyqësinë vendore nga ana e kryeministrit aktual ose mendjemadhësia e këtillë është përdorur vetëm për shkak të përfitimit të pikave politike në fushatën parazgjedhore”, thotë Reçi në dorëheqje.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Emily Ratajkowski shfaq stilin e saj të veçantë, ndërsa del për një shëtitje me qenin e saj
Next Article 6 të burgosur janë raportuar të arratisur nga burgu i Shutkës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?