By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetë që jetojnë me dietat e Kuvendit! Zbulohen shpërblimet që marrin ligjvënësit për udhëtime, telefona e karburant. Paga neto iu shkon mbi 4 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Deputetë që jetojnë me dietat e Kuvendit! Zbulohen shpërblimet që marrin ligjvënësit për udhëtime, telefona e karburant. Paga neto iu shkon mbi 4 mijë euro
Shqipëri

Deputetë që jetojnë me dietat e Kuvendit! Zbulohen shpërblimet që marrin ligjvënësit për udhëtime, telefona e karburant. Paga neto iu shkon mbi 4 mijë euro

admin
Last updated: 12/08/2024 13:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dyfishimi që deputetët i bënë rrogave të tyre, duke e çuar pagën bruto në 310 mijë lekë, e kombinuar edhe me dietat që marrin në Kuvend, bën që në fund të muajit ligjvënësit e Shqipërisë të kenë në llogaritë e tyre bankare mbi 4 milionë lekë, pas taksave.

Nga një vëzhgim që Top Channel i ka bërë pasqyrave financiare të muajit qershor, ku janë publikuar si rrogat, ashtu edhe dietat e deputetëve, rezulton se një pjesë e mirë e tyre marrin më shumë shpërblime për telefonat, karburantin, hotelin dhe vizitat brenda e jashtë vendit, se sa rrogë për punën e tyre në komisione dhe seancë plenare.

Konkretisht, deputetja e PS-së në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima rezulton se në qershor ka marrë një rrogë neto 215 mijë lekë, ndërkohë që përfitimet e tjera (neto) kapin shifrën 254 mijë lekë, duke e çuar totalin në 465 mijë lekë.

Deputeti socialist i Korçës, Ilirjan Pendavinji ka marrë në qershor 225 mijë lekë rrogë pas taksave, ndërsa përfitime të tjera nga dietat 256 mijë lekë, në total 481 mijë lekë.

Nuk mbetet pas edhe Fadil Nasufi, deputeti socialist i Beratit që ka marrë 225 mijë lekë rrogë dhe 240 mijë lekë dieta.

Nuk mbeten mbrapa edhe deputetët demokratë. Lindita Metalia raportohet se ka marrë në qershor rrogën fikse pas taksave 225 mijë lekë, ndërsa dietat e përfituara kanë qenë 220 mijë lekë, në total 445 mijë lekë.

Sorina Koti, deputetja demokrate e Korçës, përveç rrogës 225 mijë lekë, ka marrë gjithashtu edhe 239 mijë lekë dieta, ndërsa Greta Bardeli përveç rrogës 225 mijë lekë, raportohet të ketë marrë në llogarinë e saj bankare edhe 256 mijë lekë dieta.

202407240924531354Përfitimet e deputetëve për muajin QERSHOR 2024

202407040839407791Pagat e deputetëve për muajin QERSHOR 2024

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 6 të burgosur janë raportuar të arratisur nga burgu i Shutkës
Next Article Taravari: S’mund t’ia ndalojmë BDI-së që të organizojë “private party”, janë të mirëseardhur në manifestimin shtetëror

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?