By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QMK: Zjarre aktive në Kërçovë, Makedonski Brod, Pehçevë, Novaci, Pllasnicë, Negotinë dhe Resnjë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > QMK: Zjarre aktive në Kërçovë, Makedonski Brod, Pehçevë, Novaci, Pllasnicë, Negotinë dhe Resnjë
Maqedoni

QMK: Zjarre aktive në Kërçovë, Makedonski Brod, Pehçevë, Novaci, Pllasnicë, Negotinë dhe Resnjë

admin
Last updated: 12/08/2024 13:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht  – Gjithsej 45 zjarre në ambient të hapur ka pasur gjatë ditës së djeshme, prej të cilëve 32 janë shuar, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Aktive janë dhjetë zjarre, prej të cilave tre në territorin e Kërçovës, në fshatin Pateec, në fshatin Çellopek dhe Bigor Dollenci dhe në fshatin Zajaz. Dy zjarre aktive janë në Makedonski Brod, njëri në shtrirjen afër “Jasen” – Belicë dhe e dyta në afërsi të fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë. Zjarre aktive ka edhe në Pehçevë, Novaci, Plasnicë, Negotinë dhe Resnjë, më saktësisht zjarri nga Galiçica po përhapet në drejtim të majës Magaro drejt Stenjes.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), nën kontroll është vënë zjarri në Malin Ilin dhe Malin Pllaqen në zonën e komunës Demir Hisar dhe Ohër, ku është prekur bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe pyje të ahut.

Nën kontroll është vënë edhe zjarri në Komunën e Çashkës, në afërsi të fshatrave Oreshë dhe Papradishtë dhe në komunën e Dellçevës afër deponisë.

Janë shuar disa zjarre në Prilep, afër fshatrave Ropotovë – Lazhan, afër varrezave të vjetra në Prilep dhe afër Alfa Omega Transport. Zjarret janë shuar në territorin e Kavadarit, Nagoriçani i vjetër, Radovishit, afër fshatit Zleovë në Tetovë, në magjistralen Tetovë – Gostivar, afër rrugës me pagesë, në komunën e Jegunocës, në Gostivar, komuna Vrapçisht, Komuna e Dollnenit, Komuna e Resnjës, afër deponisë së qytetit, në Komunën e Ohrit afër fshatit Openicë.

Në rajonin e Shkupit, janë shuar zjarret në Komunën e Studeniçanit, në fshatin Moranë, Koliçan i poshtëm dhe Lubosh, Çuçer Sandevë, Butel, Saraj, Gjorçe Petrov, Komunën e Kisella Vodës, në rrugën e vjetër për në fshatin Batincë etj. 

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferencë: Të rinjtë të marrin pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje, nevojiten kushte që të ardhmen ta ndërtojnë në shtëpi
Next Article Arrestohet një person nga Kumanova, ishte i dënuar për shitje të lëndëve narkotike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?