By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vrasjet duhet të ndalen!” Trump thirrje Netanjahut të fitojë luftën në Gaza
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Vrasjet duhet të ndalen!” Trump thirrje Netanjahut të fitojë luftën në Gaza
Bota

“Vrasjet duhet të ndalen!” Trump thirrje Netanjahut të fitojë luftën në Gaza

admin
Last updated: 16/08/2024 08:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh dje se e ka këshilluar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu kur u takuan muajin e kaluar për të “arritur fitoren shpejt” sepse “vrasjet duhet të ndalen” në Rripin e Gazës.

Në konferencën për shtyp të thirrur dje nga Trump në Nju Xhersi, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë u pyet nëse do ta inkurajonte Netanjahun që të mos pranonte një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

Manjati mohoi ta kishte bërë këtë, duke thënë se Netanyahu “e di se çfarë po bën”.

“Unë e inkurajova atë t’i jepte fund asaj shpejt, fito dhe përfundo shpejt. Duhet të ndalen vrasjet”, shpjegoi Trump.

Më vonë, në një ngjarje për luftën kundër antisemitizmit, Trump kritikoi thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës, të nisura prej muajsh nga rivalja e tij demokrate, Kamala Harris.

“Që nga fillimi zv.presidentja e SHBA-së punoi për t’i lidhur duart pas shpine të Izraelit, duke bërë thirrje gjithmonë për një armëpushim të menjëhershëm”, i cili do t’i jepte kohë Hamasit për t’u rigrupuar dhe për të nisur një sulm të ri të stilit të 7 tetorit. Unë do t‘i  jap Izraelit mbështetjen që i duhet për të fituar, por unë dua që të fitojë shpejt”, përsëriti ish-presidenti amerikan.

Gazeta “Times of Israel” thekson se shprehja “vrasjet duhet të ndalen” është gjëja më e afërt me kritikën e parë të qartë të Trump për vazhdimin e luftës së shtetit hebre në enklavën palestineze.

Më pak se një muaj më parë, në një intervistë me Fox Neës, manjati i kishte bërë thirrje Netanjahut të “përfundonte” ofensivën në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se “imazhi i Izraelit në botë është duke u njollosur. Duhet të përfundojë shpejt, nuk duhet të zgjasë më, është shumë e gjatë”, kishte thënë Trump.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E PREMTE “E ZEZË” – Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit
Next Article Japonia tërheq pas një jave alarmin për megatërmetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?