By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit punojnë së bashku për të përmirësuar menaxhimin e fatkeqësive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit punojnë së bashku për të përmirësuar menaxhimin e fatkeqësive
BotaKina

Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit punojnë së bashku për të përmirësuar menaxhimin e fatkeqësive

admin
Last updated: 28/08/2024 15:55
By admin 20 Min Read
Share
SHARE

Ndërsa fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar gjithmonë e më shumë probleme në glob, bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe vendeve ishullore të Paqësorit në pakësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë ka bërë përparim të dukshëm.

Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit krijuan Qendrën e Bashkëpunimit për Pakësimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë në shkurt 2023 në qytetin Jiangmen të provincës Guangdong të Kinës Jugore. Kjo është platforma e parë shumëpalëshe e bashkëpunimit ndërmjet Kinës e vendeve ishullore të Paqësorit, me fokus në parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive.

 

 

Qendra ka për qëllim t’u ofrojë këtyre vendeve ishullore monitorimin e rreziqeve të fatkeqësive, teknologjinë e paralajmërimit të hershëm, shërbimet dhe mbështetjen lidhur me materialet e emergjencës pas fatkeqësive dhe operacionet e shpëtimit. Që nga krijimi, kjo qendër ka bërë përparim të ndjeshëm në arritjen e objektivave të saj.

“Ne kemi kryer trajnime për vendet ishullore të Paqësorit dhe afro 40 zyrtarë nga departamentet e menaxhimit të fatkeqësive në nëntë nga këto vende marrin pjesë në program,” i tha CGTN-it dekania ekzekutive e Institutit të Kërkimeve për Vendet Ishullore të Paqësorit Wang Chunyang.

“Ne gjithashtu hulumtuam tipat e fatkeqësive natyrore dhe përpjekjet për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive në këto vende,” shtoi ajo.

Vendet ishullore të Paqësorit gjenden kryesisht përgjatë një brezi vullkanik e sizmik, ku ndodhin tajfune, tërmete dhe cuname. Fatkeqësitë natyrore shpesh vazhdojnë për periudha të gjata, ndonjëherë edhe më shumë se 100 ditë. Studiuesit në këtë qendër kanë hartuar plane si për periudhën para, ashtu edhe pas një fatkeqësie.

“Ne përdorim satelitë meteorologjikë e teknologji të tjera përkatëse për të dhënë paralajmërime të hershme përpara një fatkeqësie,” tha Huang Hui, një studiues në Institutin e Kërkimeve për Vendet Ishullore të Paqësorit.

foto nga CMG

Kina dhe vendet ishullore të Paqësorit krijuan Qendrën e Bashkëpunimit për Pakësimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë në shkurt 2023  / foto nga CMG

“Pas një fatkeqësie, ne fokusohemi në koordinimin dhe menaxhimin e furnizimeve e të logjistikës nëpërmjet teknologjisë së të dhënave të mëdha dhe ngritjen e pikave të emergjencës në zonat e prekura,” shtoi Huang.

Me anë të bashkëpunimit, Qendra e Bashkëpunimit për Pakësimin e Rreziqeve nga Fatkeqësitë shpreson të trajtojë bashkërisht fatkeqësitë natyrore, rreziqet e sfidat e tjera, të mbrojë pronën e pasurinë e njerëzve dhe të ofrojë përvojë të çmuar për parandalimin ndërkombëtar të fatkeqësive natyrore dhe për përpjekjet humanitare. (Wang Lei/ Artan)

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article PriFest prezanton kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm
Next Article SBASHK dhe Këshilli i Prindërve diskutojnë për kërkesat në arsim, paralajmërohen veprime sindikale nga mesi i shtatorit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?