By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini
Shqipëri

“Nëpër gjurmët e Tasos”, çelet në COD ekspozita e artistit Anastas Kostandini

admin
Last updated: 05/09/2024 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

“Nëpër gjurmët e Tasos” titullohet ekspozita e hapur mbrëmjen e djeshme në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), në Kryeministri.

Ekspozita e artistit Anastas Kostandini (Taso), kuruar nga Rubin Kadiu mblodhi në natën e hapjes shumë personalitete të artit, kulturës, ekranit por edhe të politikës dhe jetës sociale në vend, në një mbrëmje ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Ekspozita me veprat e Tasos fton të eksplorojmë sfera të njohura dhe fantastike të artistit dhe na udhëheq përmes një narrative të endur me simbolika, me ngjyra dhe teksturë, duke shpalosur thelbin e shpirtit të tij krijues e dukemanifestuar ndikimin e thellë në skenën e artit bashkëkohor.

I ndikuar nga veprat e mjeshtërve, si Picasso, Dali dhe Kandinsky, Tasoja ngulmon për të bashkuar traditën me të renë, duke i hapur rrugën stilit të tij të veçantë.

Kuratori Rubin Kadiu shprehet se, nëpërmjet punimeve të guximshme të penelit dhe tështresave të mbivendosura, Taso i shndërron kanavacat në sixhade të gjalla, ku drita dhe hija bashkohen në një valle harmonike kontrastesh.

Anastas Kostandini lindi në Pogradec (29 korrik 1954), qytet ku jeton ende sot.

Në vitin 1978 u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Pikturë Monumentale). Një nga punimet më të njohura ku Tasoja është bashkautor, është mozaiku “Albania” në Muzeun Historik Kombëtar. Në vitin 1991 iu dha titulli “Piktor i merituar”.

Gjatë karrierës së tij, ai ka realizuar një mori ekspozitash vetjake e kolektive./ATSH/

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nagavci: Edukimi në fëmijërinë e hershme, tregues kyç i shëndetit dhe ekonomisë së një vendi
Next Article Skema kombëtare e investimeve në Bujqësi, financim 50% në formë granti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?