By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Moska parapëlqen që të fitojë Kamala Harris”/ Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit: Mos ndërhyj në zgjedhjet amerikane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Moska parapëlqen që të fitojë Kamala Harris”/ Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit: Mos ndërhyj në zgjedhjet amerikane
Bota

“Moska parapëlqen që të fitojë Kamala Harris”/ Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit: Mos ndërhyj në zgjedhjet amerikane

admin
Last updated: 05/09/2024 19:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të “mos ndërhyjë më” në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pasi ai shprehu mbështetjen e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok të enjten, Putini tha se Moska parapëlqen që Harris t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit në SHBA, sipas portalit Meduza.

“I parapëlqyeri ynë ishte [Joe] Bideni. Ai është tërhequr nga gara, por ai rekomandoi të mbështetet Harrisi. Dhe, ne do ta bëjmë këtë. Ne do ta mbështesim atë”, tha Putini.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u përgjigj duke thënë se Putini “nuk duhet ta mbështesë askënd në asnjë mënyrë”.

Kirby shtoi se njerëzit e vetëm që duhet të vendosin se kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm janë qytetarët amerikanë.

“Ne do ta vlerësonim shumë nëse Putini… nuk flet më për zgjedhjet dhe nuk përzihet më në to”, theksoi Kibry.

SHBA-ja e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara ngritën aktakuzë kundër dy menaxherëve të një televizioni shtetëror rus dhe e akuzuan Kremlinin për kryerjen e një operacioni të fshehtë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se televizioni RT, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe dy menaxherët e tij me bazë në Moskë, e kanë orkestruar “një skemë në vlerë 10 milionë dollarë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje te qytetarët amerikanë me mesazhe të fshehta të qeverisë ruse”.

Një muaj më parë, zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco, tha në një fjalim se Rusia ishte kërcënimi kryesor për zgjedhjet në SHBA.

Shtetasit amerikanë do të votojnë më 5 nëntor në zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është kandidat i republikanëve në këtë garë, derisa nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, pritet të shpallet kandidate e demokratëve.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stoltenberg thotë se Ukraina ka arritur “shumë” në ofensivën brenda Rusisë
Next Article Përmbytje në Itali/ Alarm i kuq nga moti i keq në Veri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?