By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse rizgjidhet president
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse rizgjidhet president
Bota

Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse rizgjidhet president

admin
Last updated: 05/09/2024 21:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ashtu siç e kishte premtuar më parë gjatë fushatës për presidencialet e nëntorit, Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë se dëshiron ta ketë Elon Musk pjesë të administratës së tij.

Kandidati republikan për president, njoftoi sot se nëse rizgjidhet do të krijojë një komitet për të vlerësuar dhe kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se Elon Musk, i cili kishte sugjeruar krijimin e këtij komiteti, ka pranuar edhe ofertën për ta drejtuar atë.

Trump e njoftoi postin që Musk do të mbajë gjatë një fjalimi para drejtuesve të lartë të biznesit në Nju Jork, ndërsa Wall Street Journal ishte e para që raportoi më herët sot se ai do të mbështeste publikisht krijimin e një komisioni të tillë.

Ish-presidenti ka folur me stafin e tij për javë të tëra për idenë e formimit të një komiteti për të mbikëqyrur efektivitetin e punës së qeverisë, thanë njerëz me njohuri për ato bisedime.

Sot, megjithatë, ishte hera e parë që ai miratoi publikisht idenë, e cila është paraqitur nga Musk, një donator i madh dhe mbështetës i shquar i Trump për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Komiteti që dyshja Musk-Trump do të ngrenë, pritet që të kryejë “një auditim gjithëpërfshirës financiar dhe të performancës së të gjithë qeverisë federale” dhe do të bëjë rekomandime për reforma drastike.

Vetë Musk kishte përsëritur më herët se ishte i hapur për të qenë pjesë e atij komiteti. “Mezi pres t’i shërbej Amerikës nëse paraqitet mundësia“, shkroi Musk në platformën e tij.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda pak javësh do të ndryshojnë përbërja e Komisionit për çështje historike me Bullgarinë
Next Article ShBA-ja padit zyrtarët e inteligjencës ruse për sulme kibernetike që kishin synim Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?