By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës
Bota

Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës

admin
Last updated: 20/09/2024 11:53
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ushtria amerikane ka dërguar rreth 130 ushtarë dhe disa raketahedhëse në ishullin Shemya pranë Alaskës, për t’iu përgjigjur rritjes së aktivitetit ushtarak rus në afërsi.

Në javët e fundit, Rusia ka vendosur në ujërat pranë Alaskës avionë luftarakë, katër anije dhe dy nëndetëse. Zyrtarisht mjetet janë pjesë e stërvitjes së përbashkët ushtarake me Kinën, “Ocean-24”. Edhe pse asnjë nga avionët rusë nuk është futur në hapësirën ajrore amerikane, ata janë afruar së tepërmi.

Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë”

Anija e Rojës Bregdetare Amerikane monitoron nëndetësen ruse pranë Alaskës. (Foto: Roja Bregdetare)

Ushtarët e vendosur në ishull janë të pajisur me raketahedhëse HIMARS dhe u dërguan aty për të rritur gatishmërinë ushtarake.

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirë Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) pikasi avionët rusë në hapësirën ajrore pranë Alaskës që në muajin shtator, ndërsa Roja Bregdetare Amerikane po mban në monitorim anijet ruse, pasi disa anije u futën në ujërat amerikane, për të shmangur blloqet e akullit, një veprim i lejuar sipas ligjeve ndërkombëtare.

Alaska ka qenë dikur pjesë e Perandorisë Ruse, por territori u ble nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mars 1867 për 7,2 milionë dollarë. Territori u bë shtet amerikan më 3 janar 1959.

You Might Also Like

Blerëse e fuqishme në tregun global

Tre viktima pas zjarreve të fuqishme

Aeroplani luftarak F-16 turk rrëzohet gjatë një fluturimi stërvitor

Shpërthen Etna, kaos në aeroportin e Katanias, 700 fluturime të devijuara

Danimarka paralajmëron: Mund të mbyllim kufijtë në rast të një vale të re migratore

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen me vizitë në Kiev për të premtuar fonde për rrjetin e dëmtuar të energjisë së Ukrainës
Next Article Zbulohet numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?