By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zbulohet numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zbulohet numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë
Bota

Zbulohet numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë

admin
Last updated: 20/09/2024 11:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Më shumë se 70 000 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në Ukrainë, bazuar në të dhënat nga BBC Russian dhe media e pavarur ruse Mediazona, megjithëse numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë, shkruan A2 CNN. Për herë të parë, vullnetarët – civilë që u bashkuan me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës – përbëjnë grupin më të madh të viktimave.

Shumë vullnetarë vijnë nga rajone më të varfra, të tërhequr nga pagat e larta dhe përfitimet, por disa raportohet edhe të jenë detyruar të shkojnë në luftë. Shkalla e vdekshmërisë për vullnetarët ka qenë vazhdimisht e lartë, me mbi 100 vdekje çdo javë që nga tetori 2022, raporton BBC.

Sipas të dhënave të siguruara, rreth 13 700 vullnetarë kanë vdekur, ose 20% e totalit.  Ish-të burgosurit që u dërguan në luftë në këmbim të faljes së dënimit ishin më parë grupi më i madh, me 19% të vdekjeve. Ndërsa ushtarët e mobilizuar, qytetarë që janë thërritur të luftojnë, përbëjnë 13% të vdekjeve.

Vullnetarët shpesh nuk kanë trajnimin e duhur dhe dërgohen në zonat më të rrezikshme të vijës së frontit, veçanërisht në Ukrainën lindore. Shumë ushtarë rusë kanë raportuar se nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe dërgohen në zona të pastudiuara mirë, me shumë pak ose aspak trajnim para se të shkojnë në betejë. Sipas BBC, edhe kujdesi mjekësor jo i duhur ka luajtur rol në numrin e lartë të vdekjeve. (A2 Televizion)

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rusia rrit aktivitetin, amerikanët “fortifikojnë” Alaskën, dërgojnë trupa dhe raketahedhës
Next Article U largua nga bota filmike 10 vjet më parë, Eva Mendes tregon nëse do t’i rikthehet aktrimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?