By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin
Sport

Shkëndija e Tetovës vazhdon dominimin

admin
Last updated: 23/09/2024 13:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Java e gjashtë e kampionatit futbollistik të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka treguar dominimin e Shkëndijës së Tetovës, duke mundur me rezultat të thellë Voska Sportin (5-1) dhe duke mbetur lider i renditjes në tabelë, njofton Telegrafi.

Shkëndija është edhe më tutje ekipi që nuk ka shijuar disfatë në elitën e futbollit të Maqedonisë, pasi të dielën mundi Voska Sportin me rezultat 5-1. Ishte kjo një fitore rutinë e Shkëndijës e cila po tregon se është skuadra më stabile dhe ka shanset më të mëdha për tu shpallur kampion.

Struga ka humbur hapin me kreun pas disfatës që përjetoi në derbin shqiptar nga ekipi i Shkupit, edhe atë me rezultat të lartë 0-3. Nga ana tjetër Shkupi si duket ka marrë veten dhe duke se është në rrugë të mbarë për tu rikthyer në mesin e ekipeve më të mira në vend.

Fitore shumë të rëndësishme ka marrë edhe Gostivari. Skuadra shqiptare fitoi në fushën mysafire në Kratovë, duke e mundur Sileksin me rezultat 2-1 dhe kështu ka treguar se përforcimet që ka bërë afatin veror kanë dalë të qëlluara dhe se jo rastësisht ishte parë që në fillim një nga pretendentët për pozitë të lartë në tabelë.

Ka dështuar përsëri Besa e Bobërdollit, e cila është mundur kësaj radhe në shtëpi nga Pelisteri 3-2. Besa në këtë ndeshje ishte pa trajner, pasi javë më parë ndërpreu bashkëpunimin me  Aleksandar Tanevskin dhe pritet që së shpejti të reagon kryesia për të sjellë një trajner me përvojë, i cili do të mundohej të rregulloj ekipin që për momentin është në vendet e fundit të tabelës.

Në dy ndeshjet tjera të javës së gjashtë Rabotniçki luajti baras 1-1 me AP Brera, ndërsa Vardari ka mundur Tikveshin 1-0 në Kavadar.

Ekipet nuk dot kenë shumë kohë për pushim, pasi java e shtatë luhet të mërkurën, ku në tri përballje do të kemi duele në mes ekipeve shqiptare.

Në Çair takohen Shkupi dhe Besa, ndërsa në Maxhari, Gostivari pret Shkëndijën që njëherit kjo përballje është dhe derbi i javës së 7-të. Voska takohet me Strugën, Brera – Tikveshi, Pelister – Rabotniçki dhe Vardari – Sileksi. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

You Might Also Like

Struga pëson humbjen e parë, Brera triumfon bindshëm

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Si e shprehin dashurinë gratë e zodiakut? Zbuloni cilat janë më pasionante
Next Article Komisioni Rregullator drafton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?