By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën
Maqedoni

Mickoski: Kur të ketë detaje të reja me Bullgarinë, do ta njoftoj opozitën

admin
Last updated: 08/10/2024 09:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski i pyetur për thirrjen e liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, për të informuar për planin për tejkalimin e problemit me Bullgarinë, theksoi se kur të ketë detaje të reja, opozita nuk do ta përsërisë gabimin e LSDM-së kur ata ishin në pushtet dhe e detyruan procesin vetë pa informuar dhe pa u konsultuar me opozitën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk po e përsërisim të njëjtin gabim dhe nuk do ta përsërisim. Kur ka diçka për të cilën duhet të informohet opozita, atëherë më besoni do ta informojmë menjëherë. Domethënë të ketë progres që ta ndajmë me opozitën. Tani për tani, gjithçka ka të bëjë me pozicionimin dhe vendosjen e lojës dhe nuk ka lëvizje”, tha Mickoski në “Otvoreno Studio”.

Kryeministri Mickoski theksoi se atë që ai e thotë publikisht do t’ua thotë edhe atyre, dhe dallimi nga koha kur LSDM ishte në pushtet është në thelb ndryshe.

“Para se të pranohet i ashtuquajturi Propozimi francez, ne kishim konferenca për shtyp për dy muaj resht në të cilën kërkuam përfshirjen e opozitës, sepse kishim informacione se kjo dhe ajo po ndodhte. Ne thirrëm, mos e bëni, do bëni gabim, thanë që nuk janë të interesuar, do ta bëjmë vetë procesin. Dhe ne pamë se sa larg e çuan. Në momentin e parë kur do të ketë ndonjë ndryshim do t’i informojmë, do ta thërras personalisht dhe do ta thërras dhe një takim liderësh me të gjithë dhe do t’i njoftoj me progresin apo zgjidhjen e mundshme”, tha Mickoski.

Më herët kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe kërkoi nga Mickoski që të organizojë një seancë në Kuvend me dyer të mbyllura në të cilën do të diskutohej për eurointegrimet e vendit.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Prizrenit i bën thirrje gastronomëve të mos vendosin objekte të përkohshme pa leje përkatëse
Next Article Xabi Alonso i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për menaxhimin e mundshëm të Man Utd

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?