By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë
Showbizz

Vdekja tragjike e Liam Payne, flet ish-truproja i tij shqiptar: Qava si fëmijë, e kisha si djalë

admin
Last updated: 18/10/2024 19:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Disa ditë më parë bota e shoëbizit u trondit kur u dha lajmi për vdekjen e këngëtarit të famshëm Liam Payne.

E lidhur me këtë ka folur edhe ish-truproja i tij me preardhje nga Shqipëria. Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si truproja personal i Liam Payne, ka ndarë emocionet e tij pas lajmit tragjik të vdekjes së këngëtarit.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Proni u shpreh se ka qenë i shokuar dhe thellësisht i prekur nga humbja e Liamit, të cilin e përshkroi si një njeri të mrekullueshëm dhe të dashur.

Sipas Pronit, Liam ishte një person i mbyllur dhe kishte vuajtur prej vitesh nga problemet me alkoolin. Ai tregoi se shpesh e kishte kritikuar këngëtarin për këtë zakon dhe madje i kishte hequr alkoolin nga dora, duke u përpjekur ta ndihmonte.

“Unë e doja si djalin tim,” tha Proni, “por kohët e fundit kam qenë shumë i shqetësuar për të”.

Më tutje Proni fajësoi industrinë e muzikës për ndikimin negativ që kishte mbi Liamin, duke e përshkruar atë si një mjedis të mbushur me njerëz të degjeneruar. Ai beson se presionet dhe sfidat e industrisë luajtën një rol të madh në veset e Liamit dhe tragjedinë që pasoi.

“Po të isha me të, Liami do të ishte gjallë sot,” tha Proni i përlotur, duke kujtuar se këngëtari gjithmonë e trajtonte me respekt dhe dashuri. “Ishte një djalë i thjeshtë, që të ftonte në shtëpi dhe të bënte të ndiheshe pjesë e familjes.”

You Might Also Like

Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje

Madonna provokon në moshën 68-vjeçare, pozon me reçipeta transparente

Princi Harry rikthehet në Britani pas 6 vitesh: Fantastike të jem sërish në tokën britanike

Donna Dafi ndez skenën me “Good Morning”, kënga e re publikohet më 2 tetor

Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton “Mora Fjalë” para shqiptarëve në New York

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trafikimi i fëmijëve dukuri e shpeshtë, tetë të mitur vetëm vitin e kaluar
Next Article Ndjeshmëria e “kauzës palestineze” nga lideri boshnjak Alija Izetbegoviq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?