By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erdogan: Nuk do të ndalemi derisa të kemi një Turqi krejtësisht të pavarur në industrinë e mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Erdogan: Nuk do të ndalemi derisa të kemi një Turqi krejtësisht të pavarur në industrinë e mbrojtjes
Bota

Erdogan: Nuk do të ndalemi derisa të kemi një Turqi krejtësisht të pavarur në industrinë e mbrojtjes

admin
Last updated: 29/10/2024 19:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u shpreh se shteti turk nuk do të ndalet derisa të bëhet krejtësisht i pavarur në industrinë e mbrojtjes, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan foli në ceremoninë e dorëzimit të helikopterit vendas T625 Gökbey të mbajtur në selinë e kompanisë së Industrive Turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), pikërisht në datën kur shënohet 101-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë.

Helikopteri Gökbey u zhvillua për të plotësuar nevojat e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

“Ne nuk do të ndalemi e as nuk do të pushojmë derisa të realizojmë ëndrrën tonë, të bëhemi një Turqi krejtësisht e pavarur në industrinë e mbrojtjes”, u shpreh Erdoğan, duke shtuar:

“Me më shumë se 1.000 projekte vendase në industrinë e mbrojtjes në vlerë prej 100 miliardë dollarësh, jemi bërë një shtet i vetëmjaftueshëm në këtë fushë”.

Presidenti i Turqisë gjithashtu tha se vendi i tij është prodhuesi më i madh në tregun e dronëve në botë. “Kompanitë turke kanë realizuar 65 për qind të shitjeve të dronëve të armatosur në botë që nga viti 2018”, theksoi ai.

Duke folur për sulmin e fundit terrorist që ndodhi në TUSAŞ në Ankara, Erdoğan e quajti atë “përpjekje e fundit e organizatës separatiste”, duke pohuar se terrorizmi nuk ka vend në të ardhmen e Turqisë dhe rajonit.

“Sulmet terroriste, si ai në TUSAŞ, asnjëherë nuk mund të thyejnë vendosmërinë e Turqisë në luftën kundër terrorizmit”, tha presidenti Erdoğan, duke shtuar:

“Pa marrë parasysh nëse është brenda apo jashtë kufijve tanë, askush nuk mund të na pengojë në eliminimin e çdo kërcënimi që zbulojmë kundër vendit tonë”.

Presidenti i Turqisë gjithashtu u shpreh se vendi i tij asnjëherë nuk heziton të eliminojë kërcënimet terroriste në burimin e tyre.

Erdoğan foli edhe për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke u shprehur: “Tani kuptohet shumë më mirë se sa të rëndësishme janë për sigurinë tonë sistemet tona të mbrojtjes arjore me shtresa”.

“Nëse ata kanë Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çelikut. Turqia do të përmirësojë aftësitë e saj raketore me rreze të gjatë veprimi”, u shpreh presidenti Erdoğan.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sindikata e Policisë: Nuk pajtohemi me vlerën, shuma e propozuar nuk përkon me nevojat reale të punëtorëve
Next Article Bes Kallaku godet përsëri Xhensilën përmes Eli Malajt: Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?