By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Avokati i Metës akuzon rëndë Dumanin, tregon se si ka vepruar kreu i SPAK-ut për arrestimin e ish-presidentit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Avokati i Metës akuzon rëndë Dumanin, tregon se si ka vepruar kreu i SPAK-ut për arrestimin e ish-presidentit
Shqipëri

Avokati i Metës akuzon rëndë Dumanin, tregon se si ka vepruar kreu i SPAK-ut për arrestimin e ish-presidentit

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 08:33
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Avokati Genci Gjokutaj ishte i ftuar në A2 CNN ku ndër të tjera ai foli për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës, por edhe për ballafaqimin e ish-presidentit me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Gjokutaj hodhi akuza të forta ndaj Altin Dumanit, duke thënë se ai i ka shkuar në qeli Kastriot Ismailajt dhe i ka premtuar ta nxjerrë nga qelia nëse do t’i “jepte” Ilir Metën.

“Meta i ka thënë edhe në emision, por edhe në sallë DumDumani. Jo normal ka qenë edhe mesazhi që i ka dërguar kreu i SPAK zotit Meta, që të iki jashtë shtetit, të shkojë në qeli dhe t’i thotë personit më jep Metën ti mua, se unë të nxjerr nga burgu!

Hetimi ka një procedurë. Ajo është një marrëdhënie. Meta nuk ka gjë personale me Dumanin, por me pozicionin dhe mënyrën se si është vepruar. Ku është rrezikshmëria e tij, kur persona me të njëjtin pozitë kanë një masë tjetër”, tha avokati Gjokuta.

Ndërkohë, Gjokutaj u pyet edhe për një shkëmbim me Monika Kryemadhin.

Ish-bashkëshortja e Metës doli garante për të zënë vendin e Metës në burg, madje konsideroi edhe Genci Gjokutaj avokat “jo serioz” teksa doli nga Gjykata pas konfirmimit të masës së sigurisë.

Avokati e quajti atë deklaratë si një “humor të papërshtatshëm”, ndërsa tha se ishte një deklarim emotiv i saj.

“Ishte një humor i papërshtatshëm sepse nuk kam tagrin të bëjë kërkime për Monika Kryemadhin. Ishte një deklarim emotiv i saj, ashtu e ka menduar. Kryemadhi, e para, ndihmon veten. Ajo ndihmoi veten pasi ka të njëjtën pozitë proceduriale. Ajo tha një të vërtetë që përputhet me të vërtetën dhe deklaratat e Metës”, tha avokati.

I pyetur nëse Monika Kryemadhi i ka kërkuar asistencë ligjore, avokati u shpreh: “Nuk më ka kërkuar asistencë ligjore sepse ajo ka mbrojtësit e saj dhe kam edhe një konflikt interesi në kuptim të ligjit, pasi nuk mund t’i mbrojë njëkohësisht të dy pasi kanë qëndrime të ndryshme. Nesër qëndrimi mund të ndryshojë dhe këtë nuk e lejon ligji”, tha avokati. /Telegrafi/

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Van Nistelrooy i bindur se ylli i Man United do të shkëlqejë nën urdhrat e Ruben Amorim
Next Article Shpëtuan në minutën e fundit nga VAR, por Lautaro Martinez ka ankesa në referim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?