By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ragmi Mustafi reagon ndaj vendimit të gjykatës për Vulinin: Nuk kemi mbaruar, shihemi në Gjykatën e Strasburgut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ragmi Mustafi reagon ndaj vendimit të gjykatës për Vulinin: Nuk kemi mbaruar, shihemi në Gjykatën e Strasburgut
Maqedoni

Ragmi Mustafi reagon ndaj vendimit të gjykatës për Vulinin: Nuk kemi mbaruar, shihemi në Gjykatën e Strasburgut

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 08:50
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë për të mos dënuar Aleksandar Vulin, ish-ministrin e Mbrojtjes, aktualisht zëvendëskryeministër i Serbisë, për deklaratat e tij të cilësuara si diskriminuese dhe denigruese ndaj shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Mustafi theksoi se, “kur Gjykata Supreme e Serbisë me firmën e gjyqtares Dragana Marinkoviq, zgjedh ta mbyllë sytë ndaj diskriminimit flagrant dhe gjuhës denigruese të Aleksandar Vulin, nuk bën asgjë tjetër veçse nxjerr në pah një realitet të hidhur: sistemi i drejtësisë në Serbi vazhdon të jetë peng i politikës.”

Mustafi e vuri në pah përdorimin e termit “shqiptari” nga Vulin, duke e cilësuar atë si një përpjekje për “të ulur dinjitetin e shqiptarëve, për t’i përjashtuar, për t’i kriminalizuar dhe për t’i çuar në një ndarje të thellë etnike.”

Ai kritikoi vendimin e gjykatës, që në vend se të ndëshkonte gjuhën denigruese, e ka mbrojtur atë.

“Vendimi i Gjykatës Supreme e çon këtë çështje pranë Gjykatës Kushtetuese të Serbisë,” deklaroi Mustafi, duke theksuar se pas këtij hapi, rasti do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, siç tha ai, “për të kërkuar atë që na mohohet sot në Serbi”.

Mustafi, i cili ka ngritur këtë padi që nga gushti i vitit 2019, deklaroi se çështja përbën një provë të madhe për sistemin serb të drejtësisë.

“Kjo nuk është vetëm betejë ligjore, është betejë për dinjitetin, për të drejtat e shqiptarëve dhe për respektin e tyre,” shkroi ai, duke përfunduar se për të dhe komunitetin që ai përfaqëson, “Strasburgu do të jetë një arenë ku do të kërkojmë me ngulm atë që na mohohet sot në Serbi.”

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Udhëheqësja pro-BE rizgjidhet presidente e Moldavisë pavarësisht nga ndërhyrjet e supozuara ruse
Next Article Hansi Flick iu drejtohet me ‘tone të ashpra’ yjeve të Barçës para rikthimit në Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?