By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Gjyqtari ishte një djalosh i vogël, ne po luajmë kundër sistemit”, Mourinho vazhdon me deklarata të fuqishme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > “Gjyqtari ishte një djalosh i vogël, ne po luajmë kundër sistemit”, Mourinho vazhdon me deklarata të fuqishme
Sport

“Gjyqtari ishte një djalosh i vogël, ne po luajmë kundër sistemit”, Mourinho vazhdon me deklarata të fuqishme

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 10:56
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Jose Mourinho ka vazhduar me kritika të ashpra në drejtim të VAR-it, pasi portugezi pretendoi se gjyqtari që ndau drejtësinë në ndeshjen e fundit të Fenerbahces ishte “vetëm një djalosh i vogël në fushë”.

Ish-trajneri i Real Madridit, Chelseat dhe Manchester United, beson se ekipi i tij u dëmtua nga vendimet e diskutueshme të VAR-it në fitoren me rezultat 3-2 ndaj Trabzonsporit, aty ku ekipit vendas iu dhanë dy penallti para se Sofyan Amrabat të shënonte golin e fitores në minutën e 12-të shtesë.

“Sot, njeriu i ndeshjes ishte (gjyqtari në VAR) Atilla Karaoglan. Ne nuk e pamë atë, por ai ishte gjyqtari i ndeshjes. Gjyqtari ishte thjeshtë një djalosh i vogël që ishte aty në fushë, por gjyqtari i vërtetë ishte Atilla Karaoglan”.

“Ai u bë nga një njeri i padukshëm në njeriun më të rëndësishëm në fushë. Unë flas në emër të të gjithë tifozëve të Fenerbahces: ne nuk e duam atë përsëri. Ne nuk e duam atë sepse ka një aromë të keqe. Ne nuk e duam atë në fushë, por në VAR edhe më pak”, ka thënë Mourinho fillimisht.

“E di se çfarë më është thënë, edhe para se të vija. Nuk e besoja, por është edhe më keq se sa më është thënë, por e preferoj të jem në këtë anë”.

“Është më e vështirë sepse ne po luajmë ndaj kundërshtarëve të mirë si Trabzonspor, një kundërshtar I mirë me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner historik, por ne po luajmë ndaj sistemit”, vazhdoi ai.

“Të luash ndaj një sistemi është gjëja më e vështirë. Sot, ne luajtëm ndaj një skuadre të mirë, ndaj një atmosfere të fortë, ndaj VAR-it dhe ndaj sistemit, shumë e vështirë”.

“Është e pabesueshme se si e fituam këtë ndeshje ndaj kaq shumë njerëzve të fuqishëm, për këtë arsye e festuam kaq shumë”, përfundoi Mourinho.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Fronti i Ahmetit dhe Selës vepron pa busull
Next Article COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?