By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Malaj: Viti mbyllet me gjysmë miliardë lekë plus në buxhet, 3.9 % rritja ekonomike e vitit të ardhshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Malaj: Viti mbyllet me gjysmë miliardë lekë plus në buxhet, 3.9 % rritja ekonomike e vitit të ardhshëm
Shqipëri

Malaj: Viti mbyllet me gjysmë miliardë lekë plus në buxhet, 3.9 % rritja ekonomike e vitit të ardhshëm

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 11:27
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Financave, Petrit Malaj prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2025 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

Malaj tha se, pr.buxheti 2025 mbështet rritje ekonomike të qëndrueshme dhe konsolidimin e vazhdueshëm fiskal, që garantojnë mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit.

Referuar treguesve makroekonomikë, Malaj theksoi se, në skenarin bazë të programimit makrofiskal për vitin 2025, parashikohet që rritja ekonomike të arrijë në nivelin 3.9 %.

Ai tha se, kjo rritje do të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, rritja e konsumit edhe nga investimet totale në ekonomi. “Në të njëjtën kohë, presim që edhe kërkesa e huaj neto të kontribuojë pozitivisht, veçanërisht për shkak të rritjes së eksporteve, me një rol të veçantë të sektorit të turizmit”, shtoi Malaj.

Lidhur me risqet për periudhën afatmesme, ministri informoi se ato mbeten të balancuara dhe të menaxhueshme.

“Aktualisht ekonomia është në një moment të mirë, rritja në gjashtëmujorin e parë ishte 3.9%, e ndikuar kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi. Pritshmëritë edhe për tremujorin e tretë janë pozitive, ndaj kemi rishikuar projeksionet për rritjen ekonomike nga 3.7% më 3.9%. Papunësia është ulur, ndërkohë është rritur punësimi dhe pagat”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, inflacioni në 9-mujorin 2024 ka zbritur në nivelin 2.3%, ku ndikim të madh në rënien e inflacionit ka dhënë edhe forcimi i monedhës kombëtare. Kursi i forcuar i këmbimit, ka ardhur për shkak të turizmit, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.

“Pr/buxheti i vitit 2025, parashikon që viti të mbyllet me suficit prej 0.5 miliardë lekë. Për vitin 2025 presin që niveli i borxhit të zbresë në 55.8% nga 56.3% që e presim në fund të këtij viti. Parashikojmë rritje ekonomike në 3.9%, e ndikuar nga konsumi, nga shërbimet, rritja eksporteve. Rreziqet mbeten të balancuara dhe të menaxhuara” tha Malaj.

Ministri deklaroi se të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754.6 miliardë lekë, ose 28.8% e PBB, rreth 40.6 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024 dhe shpenzimet publike tejkalojnë shifrën e 8 miliardë eurove.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article UNDP-ja fillon fushatën kundër dhunës onlajn
Next Article Pronari nuk i dha rrogën në Gjermani, vetëvritet i riu shqiptar nga Fieri, babai mes lotëve kërkon ndihmë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?