By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani
Maqedoni

Deri në vitin 2028 25 kopshte të reja të fëmijëve, paralajmëroi ministri Limani

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 15:46
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Vijon ndërtimi, shtimi dhe furnizimi i 15 kopshteve të cilat do të mundësojnë pranimin e rreth 1.400 fëmijëve, ndërsa deri në vitin 2028 është planifikuar hapja e 25 kopshteve të reja në mbarë vendin, tha sot ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Në fjalimin e tij në ngjarjen Platforma: 100% të përkushtuar për ty “Masa dhe politika për përparimin e shëndetësisë, politikës sociale, demografisë dhe rinisë” të cilin e organizon Qeveria, Limani theksoi se investimi në kopshte nuk varet vetëm nga pushteti qendror, por në gjithë procesin duhet të përfshihen edhe komunat.

Ministri paralajmëroi edhe punësim të përkëdhelëseve në kopshte. Ligji për licenca të reja përgatitet dhe, siç theksoi Limani, deri në fund të këtij muaji do të kalojë në Qeveri dhe në Kuvend.

“Qëllimi ynë është që të mos kemi lista pritjeje për fëmijët në kopshte. Prandaj, deri në vitin 2028 planifikojmë të hapim 25 kopshte të reja në disa komuna, duke përfshirë Aerodrom, Kisella Vodë, Karposh, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Butel, Kumanovë, Shtip, Sveti Nikollë, Zelenikovë, Demir Kapi, Studeniçan, Strugë, Gostivar, Bërvenicë, Çellopek, Bogovinë,… Gjithashtu, është duke u zhvilluar, zgjerimi dhe furnizimi i 15 kopshteve në Sveti Nikollë, Mogillë, Dibër, Gjevgjeli, Karbinc, Tarinc, Koçan, Manastir, Probitshtip, Qendër, Ilinden, Tearcë, Dellçevë dhe Prilep. Por nuk do të thotë që nëse investojmë, gjithçka varet vetëm nga ne, do të duhet edhe komunat të bashkëpunojnë në këtë pjesë, të planifikojnë me to cilat do të jenë kërkesat e tyre të reja për kopshtet e reja. Përveç kësaj, ne po mundohemi të forcojmë kuadrin profesional. Do të duhet të ketë vende të reja pune”, theksoi ministri.

Ai përkujtoi se para më pak se një jave është nënshkruar Marrëveshje me Komunën Gazi Babë për kopsht, si dhe me Petrovecin.

“Nëse kthehemi në ‘100 ditë Qeveri’, kemi vendosur gur-themel të një kopshti në Butel në vlerë 100 milionë denarë dhe në Gazi Babë në vlerë 19 milionë denarë. Filluam me aktivitete ndërtimore prej mbi 120 milionë denarë për shtim të objektit ‘Izvorçe’ në kuadër të kopshtit ‘Sërniçka’ në Aerodrom, ndërsa është lëshuar në përdorim edhe shtimi i kopshtit ‘Goce Dellçev’ në Ilinden”, tha Limani.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Administrata e Komunës së Tetovës do të trajnohet se si të shfrytëzojë më shumë mjetetë BE-së
Next Article Klekovski: FSSH nga viti 2024 ose është në “status kuo” ose është në rënie në të gjitha fushat e punës së tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?