By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë – diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme mes dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë – diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme mes dy vendeve
Maqedoni

Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë – diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme mes dy vendeve

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 16:07
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Në Vjenë të Austrisë, kryeministri Albin Kurti takoi ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, Martin Kocher me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, rolin dhe kontributin e diasporës dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, turizëm dhe zhvillim rural.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht nëpërmjet projekteve të Agjencisë Zhvillimore (ADA), të cilat arrijnë vlerën prej 26 milionë euro.

“Përkrahja nga kjo Agjenci ka luajtur një rol instrumental në zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendit, përfshirë këtu programin tonë për arsim dual.

Duke folur për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, Kurti theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në vendin tonë. Sipas Bankës Qendrore shuma e investimeve direkte nga Austria është gati gjysmë miliard euro, ndërkaq kontributi i saj në sektorë, si ai i bankës, sigurimeve dhe telekomunikacionit, ka ndikuar në rritjen tonë ekonomike. Me këtë rast, Kurti i bëri thirrje, që kompanitë austriake të hulumtojnë mundësitë dhe të angazhohen edhe në projekte të fushës së energjisë dhe infrastrukturës, në kuadër të investimeve që parashihen për tranzicionin energjetik të Kosovës dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti dhe ministri Kocher biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal, Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes të BE-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Avokati i Ilir Metës ankimon vendimin e arrestimit: Presim përgjigje nga policia
Next Article Origjina dhe vjetërsia e gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave mbledh albanologë nga e gjithë bota në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?