By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pushteti duhet të përfshijë shoqërinë civile më tepër në vendmimmarje, apeloi Komisioni Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pushteti duhet të përfshijë shoqërinë civile më tepër në vendmimmarje, apeloi Komisioni Evropian
MaqedoniTOP LAJM

Pushteti duhet të përfshijë shoqërinë civile më tepër në vendmimmarje, apeloi Komisioni Evropian

admin
Last updated: 09/11/2024 10:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 nëntor – Organizatat e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut edhe pse veprojnë në një mjedis në përgjithësi të mirë, megjithatë pushteti duhet të përfshijë ata në politikëbërje më shumë. Kjo mes tjerash theksohet në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 mbi në rrugën e RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Portalb.mk analizoi raportin se çfarë thuhet për shoqërinë civile.

Komisioni Evropian thotë se qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të integruar angazhimin e shoqërisë civile në fushat prioritare dhe në aktivitetet e konsultimit.

Sipas KE-së, OJQ-të kanë mundësinë të informohen dhe të marrin pjesë në Këshillin për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile, Këshillit Kombëtar për Integrim në BE dhe Këshillit për Partneritet të Qeverisjes së Hapur.

Më tutje thuhet se nevojiten përpjekje urgjente për rifillimin e aktiviteteve të Këshillit për Bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Ekziston nevojë urgjente për të zhvilluar një qasje të qëndrueshme për përfshirjen e OJQ-ve në politikëbërje në nivel kombëtar dhe lokal, dhe për të rindërtuar besimin dhe bashkëpunimin midis palëve të interesuara dhe për të riaktivizuar këtë kanal të rëndësishëm”, thuhet në Raport.

Krahas transparencës për financimin e shtetit për OJQ-të, KE-ja thotë se zbatimi i duhur i kuadrit ligjor dhe financiar ekzistues kërkon strukturë të qartë institucionale për bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe zbatimin si dhe monitorimin e strategjisë së qeverisë për bashkëpunimin me shoqërinë civile 2022-2024.

“Kornizat ligjore dhe financiare ekzistuese ende duhet të ndryshohen dhe zbatohen, veçanërisht për të siguruar mekanizma të qëndrueshëm për ofrimin e financimit publik transparent për OJQ-të”, thotë Raporti.

Ndër të tjera raporti thekson se shoqëria civile vazhdon të përfitojë nga ndihma kyçe e BE-së, e cila u ofron atyre mundësi për t’u rritur dhe zhvilluar në një mjedis të favorshëm.

KE-ja theksoi se OJQ-të vijuan të jenë të zëshme dhe të punojnë në luftën kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, medias, të drejtave të njeriut dhe të tjera.

Vërejte të njëjta KE-ja për shoqërinë civile pati edhe në raportin e kaluar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot rihapet Kopshti Zoologjik i Shkupit
Next Article Gjenden 11 trupa të pajetë në një kamion në Meksikë, mes tyre edhe dy fëmijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?