By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Projekti “Smart City”, Balluku: Rritje e sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Projekti “Smart City”, Balluku: Rritje e sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve
Shqipëri

Projekti “Smart City”, Balluku: Rritje e sigurisë publike dhe parandalimit të aksidenteve

admin
Last updated: 09/11/2024 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Brenda një kohe të shkurtër pritet të nisë në Shqipëri zbatimi i projektit “Smart City”, për rritjen e sigurisë publike në vend dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në akset kryesore kombëtare.

Lajmin e bëri të ditur sot zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë një takimi me prefektët.

“Jemi shumë pranë për të realizuar një projekt të madh ‘Smart City’, që do t’i ofrojë të gjitha zonave urbane mbulim të plotë dixhital me kamera. Do të ketë edhe qendra të përpunimit të të dhënave. Këto janë qendra monitorimi për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, por që ndërthuren edhe me projektin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për monitorimin e akseve kombëtare”, tha Balluku.

Balluku tha se këto të dyja projekte ndërthuren duke dhënë një mbulim të plotë të zonave urbane dhe rrugëve kombëtare duke ofruar mirëmenaxhim të sigurisë kombëtare dhe akseve kryesore rrugore.

Duke u ndalur te masat për turizmin, Balluku solli në vëmendje punën e nisur për menaxhimin e plazheve.

“Turizmi po konsiderohet si një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik të vendit dhe kjo e bazuar në shifra si për sa i përket numrit të vizitorëve edhe shifrave që kanë të bëjnë me impaktin financiar që ka sjellë sezoni i turizmit në vendin tonë. Kemi filluar të jemi proaktiv. Ministria e Turizmit prej disa javësh ka nisur një fushatë sensibiluese për sa i përket menaxhimit të plazheve”, tha Balluku.

Po ashtu ajo nënvizoi edhe masat që po merrem për sigurinë ushqimore, pasi sipas saj, “Shqipëria rankohet si një nga vendet më kulinarinë më interesante në Europë, ndaj dhe siguria ushqimore duhet të jetë e garantuar./atsh

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas vizitës në Kinë, kryeministri sllovak Fico jep intervistë për CMG
Next Article U thërrit nga Silvinjo, trajneri i Zaragozës: Bare është i dëmtuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?