By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjetjet arkeologjike në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjetjet arkeologjike në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve
Maqedoni

Gjetjet arkeologjike në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

admin
Last updated: 09/11/2024 16:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 9 nëntor – Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan gjatë ditësh së djeshme nga ministri i Kulturës dhe arkeologët janë të shekullit 6 para Krishtit. Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim.

Megjithatë, gjithçka ka filluar në vitin 2020, kur Shefit Shemshedini nga Koroshishta e Strugës duke punuar arën e tij ka hasur në gurë, ndërkaq më pas ka zbuluar një helmetë bronzi, të cilën e ka dorëzuar në Muzeun e Ohrit. Gjetjet, ndonëse nuk theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, sipas arkeologut Fitni Dalipi, u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.

“Këtu janë gjetur deri më tani që ne i përfunduam gërmimet, mbi 100 artefakte. Erdhëm në konstatim se këto artefakte i takojnë popullatës që ka jetuar në pellgun e Liqenit të Ohrit, Ohër, Strugë Pogradec. Janë fisi i Enkelejdëve. Janë 2.600 vjet të vjetra”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Gjetjet, përkufizohen në përmasa të epokales, diçka që siç thotë Dalipi, një herë në 100 vjet ndodhin.

“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar. Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Për rëndësinë e gjetjeve ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili para se gjithash falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime që sipas tij janë zbulimi më i madh arkeologji në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.

Gjetjet, sipas paralajmërimit do të konservohen dhe do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit. Ajo që ra në sy dhe që ngrit dyshimet në opinion se mund të manipulohet me gjetjet është prezenca e Pasko Kuzmanit në vendin e gërmimeve, njeriut i cili në vitin 2016 u dënua me burg mbi akuzat se ka keqpërdorur dhe shitur artefakte deri sa ka qenë drejtori i Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Puna e bujqve gjithnjë e më e vështirë, kërkojnë ndihmë nga shteti
Next Article Banorët e Hasanbegut më shumë se një dekadë presin ndërtimin e çerdhes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?