By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujqit e lagjes Dardania, në protesta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujqit e lagjes Dardania, në protesta
Maqedoni

Bujqit e lagjes Dardania, në protesta

admin
Last updated: 09/11/2024 16:26
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 9 nëntor – Dhjetëra bujq të Tetovës, kanë dalë sot në pjesën e poshtme të Lagjes Dardania, për të shprehur revoltën e tyre kundër institucioneve qendrore dhe lokale, për mos marrjen masa ndaj prishjes së kanalit të vetëm përmes të cilit bujqit ujisin mbi 200 hektar tokë. Gjendja e tyre vazhdon prej një viti. Ata para mediave nxorën madje edhe fletëpagesat e shumë investimeve që kanë bërë për mbjellje të tokave, të cilat tani duhet të lihen të shkreta sepse asnjë institucion nuk merr masa për kthimin në gjendjen e mëparshme të kanalit për ujitje të tokës.

“Ja faturimi i pagesës së farës së patateve, më se tre ton janë të paguara nga 135 den vetëm fara e patates, por të ujitura nuk kanë qenë vetëm shkaku i këtyre qasjeve për ndërtimi të kreut të komunës fillimisht. Të njëjtin hall e kemi pas edhe vitet e shkuara por jemi gjendur me gurë e gjëra që të nxjerrim ujë. Këtë problem dikush duhet ta zgjidh. Këto duhet ta zgjidhin, sepse nëse nuk zgjidhet, unë për veten time, dhe familja ime duhet të na thonë të mos mbjellim në pranverë, sepse kam bë investime më shumë se 70.000 denarë”, tha një bujk.

“Te komuna kemi qenë tek Ministria e Bujqësisë kemi qenë, ata e hedhin topin herë andej e herë këndej, premtojnë shumë asgjë s’bëjnë. Nga 2017 vetë jemi mundu por me këtë gjendje as një pëllëmbë s`mund të ujitim. Bisedohet për mbi 200 hektar tokë, që mbesin të vdekura”, shtoi një bujk tjetër.

“Ujin e kemi pengesë tani, bëjnë biznese tjera ndërsa ne bizneset e vogla s’merren parasysh. Kush është më i forti fiton. Vetëm ne si familje kemi 230 dekar me misër patate jonxhë, si familje. Më duket se në pranverë nëse nuk merret parasysh protesta do marrim kuferin”, theksoi një bujk.

Kërkuam sqarim edhe nga Ministria e Bujqësisë, nga ku fajin e hodhën tek përbërja e kaluar e drejtorisë për ekonomizimin me ujërat. Ky institucion paralajmëroi zgjidhje në vitin e ardhshëm.

“Drejtoria për ekonominë e ujërave ka pasur probleme dhe vështirësi në kuadër të funksionimit të saj si drejtori andaj dhe ne si Ministri kemi nda mjete bashkë me ministrin që ta ndihmojmë sepse është me rëndësi për mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjeve. Tani ka paga dhe ka filluar punët me disa punëtorë që vitin që vjen të dalin në terren dhe si drejtori të funksionojë si duhet, sepse gjithë kanalet e ujitjes varen nga mirëmbajtja e tyre andaj nëse bujqit nuk kanë ujë s’mund ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre”, u shpreh Flakron Bexheti, zv ministër i bujqësisë.

Protesta e bujqve pas shkëputjes së kanalit për ujitje të mbi 200 hektar tokë do të vazhdojë edhe ditët në vazhdim, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për lënien pa ujë të të mbjellave nën lagjen Dardania.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fabrika Ohis në Shkup, s’do të pastrohet para fundit të 2025
Next Article Gruaja misterioze ‘vampir’ 400-vjeçare rikthehet në jetë me rindërtim të fytyrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?