By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënshkruhen marrëveshjet për investimin e ri gjermano-holandeze të Breinçajldit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nënshkruhen marrëveshjet për investimin e ri gjermano-holandeze të Breinçajldit
Maqedoni

Nënshkruhen marrëveshjet për investimin e ri gjermano-holandeze të Breinçajldit

admin
Last updated: 12/11/2024 13:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski dhe drejtuesi i Breinçajld, Ralf Hening Grosel sot nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për dy projekte të ndara investuese. Bëhet fjalë për kompaninë Breinçajld e cila u formua si një sipërmarrje e përbashkët e një grupi investitorësh nga Gjermania dhe Holanda të cilët krijojnë një prodhues global të pajisjeve sportive të cilësisë së lartë për sportet e ujit dhe erës.

Brendi Breinçajld ka themeluar dy kompani në Maqedoni dhe atë: Breinçajld produksioni në vitin 2020 dhe Breinçajld prodhimi në vitin 2022.

“Mund të publikojmë një investim të ri të cilin e kam shpallur disa javë më parë. Po punohet për investim gjermano-holandez e cila konfirmon përpjekjet tona për të zhvilluar ekonominë dhe risitë e tregut”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai informoi se Breinçajld produksioni është një kompani e cila merret me aktivitete kërkimore dhe zhvillimore të produkteve të reja duke përdorur lëndë të para unike për të krijuar një material specifik të nevojshëm për prodhimin e pajisjeve për sportet e erës dhe ujit. Investimi ndodhet në Manastir në një objekt ekzistues prej 1.500 m2.

Plani i investimit, siç potencoi, përfshin investime në përshtatjen e një laboratori për kërkime dhe zhvillim dhe blerjen e pajisjeve dhe makinerive moderne. Sipas planit afarist dhe marrëveshjes për ndihmë shtetërore është paraparë që kompania të investojë një shumë totale prej të paktën 2,500,000 euro gjatë një periudhe prej 5 vitesh dhe parashihet të krijojë rreth 40 vende të reja pune me kualifikime të larta.

Nga ana tjetër, Breinçajld prodhimi është kompania që merret me prodhimin serik të pajisjeve dhe elementeve.

Mickoski theksoi se plani i pronarëve është ndërtimi i një objekti tërësisht të ri prej 3000 m2 në zonën industriale Zhabeni afër Manastirit dhe do të punësojë rreth 200 persona. Sipas planit të investimit, ndërtimi pritet të fillojë në vitin 2025, ndërsa cikli i investimeve prej rreth 8.500.000 euro të përfundojë brenda pesë viteve të ardhshme.

“Dhe pavarësisht ndërtimit të objektit të ri të vetin, qëllimi i kompanisë është të ruajë dhe përmirësojë laboratorin ekzistues për zhvillimin e produkteve të reja dhe proceseve të prodhimit, si dhe për testimin dhe krijimin e materialeve të qëndrueshme”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se si pjesë e aktiviteteve për lidhjen me komunitetin lokal, Breinçajld ka hapur një shkollë të specializuar për qepjen e materialeve të avancuara që shërben si një qendër trajnimi për aktivitetet e planifikuara të kompanisë. Përveç kësaj, brendi Breinçajld është i përkushtuar ndaj një procesi të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit përmes prodhimit me materiale të ricikluara si lëndë të para dhe procese që eliminojnë disa praktika standarde të prodhimit të dëmshme për mjedisin.

“Vazhdojmë dhe më tutje të luftojmë për çdo vend pune dhe çdo investim që do të mbështesë ekonominë”, shtoi Mickoski.

Pronari dhe menaxheri i Breinçajld, Ralf Hening Grosel në konferencën e sotme për media falënderoi Qeverinë për mbështetjen, duke potencuar se nga sot po fillojnë një kapitull i ri me të cilin do të mund t’i përmbushin qëllimet e përcaktuara.

“Faleminderit Qeverisë për mbështetjen. Me këtë mundemi të realizojmë vizionin tonë për produkte dhe komponentë të qëndrueshëm për sport. Nga sot ne fillojmë një kapitull të ri dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të përmbushim objektivat tona të vendosura”, shtoi Hening Grosel.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Benny Blanco merr pjesë në numrin “Mashkulli më Seksi” të revistës ‘People’, Selena reagon e emocionuar
Next Article Tripunovski: Bujqit e rinj janë në fokusin e Ministrisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?