By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nëse ka rritje të çmimit të rrymës, kjo do të jetë minimale prej tre për qind, thotë Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nëse ka rritje të çmimit të rrymës, kjo do të jetë minimale prej tre për qind, thotë Mickoski
Maqedoni

Nëse ka rritje të çmimit të rrymës, kjo do të jetë minimale prej tre për qind, thotë Mickoski

admin
Last updated: 12/11/2024 15:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski mbetet në qëndirmin se nuk pret rritje të çmimit të rrymës, por nëse vjen deri te ajo, atëherë, sipas tij, do të ishte prej një deri tre për qind.

Pritjet e tilla, Mickoski i bazon në konsolidimin gradual të EMV-së që është bërë në katër-pesë muajt e kaluara, gjendja me sasinë e qymyrit, furnizimi i gazit natyror…

“Shtatë vite e kanë vjedhur EMV-në dhe tani për katër-pesë muaj kemi bërë mrekullinë që ta konsolidojmë kompaninë që të mos vijë deri në rritje ose nëse vjen deri te ajo, të jenë në kuadër të dy deri tre për qind. Kjo me të vërtetë është sukses kur një kompani, e cila në vitin 2017 ka pasur një miliardë denarë depozit në banka dhe rreth 360-370 milionë në llogari, pa borxhe, e për shtatë vite ishte shkatërruar dhe në periudhën që vijon opinioni do të njoftohet se çka është bërë, për më pak se katër muaj ta konsolidoni – në deponi të keni rreth 200 deri 250 mijë tonë qymyr, po importohet qymyr me nga 10,15, 20 për qind çmime në ulëta, të kontraktoni çmim të gazit natyror, i cili nuk do të jetë bursë plus 11 euro, por bursë plus katër euro, ndërsa pas Vitit të Ri pres që edhe kjo të lirohet…Kur t’i përgatisni të gjithë këto aktivitete atëherë vijmë deri te ajo që e flas se nuk pres të ketë rritje prej 10, 15 ose 20 për qind, siç është rasti te shumë shtete tjera nga rajoni dhe Evropa. Pres, nëse ka rritje, kjo të jetë në korniza të një deri tre për qind”, tha Mickoski.

Pret që EMV-ja të konsolidohet tërësisht në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026.

Të premten pritet që EMV-ja ta dorëzojë ofertën e saj deri te Furnizuesi universal, pas çka duhet të merret vendim për çmimin e energjisë elektrike.

Në konferencën për shtyp në Qeveri pas nënshkrimit të marrëveshjeve për ndihmë shtetërore me kompaninë “Breinçajld”, Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, u përqëndrua edhe në takimin e radhës me bankierët, i cili, sipas njoftimeve, do të mbahet të dielën, e ku do të diskutohen kushtet në të cilat kredia hungareze do t’i jepet sektorit të biznesit.

“Qëndrimi i jonë është se të gjithë së bashku duhet punojmë njëjtë siç pounohej në krizën me Kovidin ose në krizën energjetik. Nëse ata mendojnë se nuk duhet të punojnë kështu, atëherë në rregull, është vendimi i tyre, ato janë subjekte private, si Qeveri nuk mund të ndërhyjmë. Neve na takonte të siguronim fonde për biznesin, atë çfarë mundëm, si Qeveri e bëmë. Pres që të gjithë të punojmë së bashku për një ekonomi më të fortë”, tha Mickoski.

Me hapat që janë ndërmarrë në fushën e energjetikës dhe 250 milionë eurot kredi hungareze për sektorin e biznesit, sipas Mickoskit, janë parashikuar rreziqet e mundshme që mund të ndikojnë ndaj ekonomisë së vendit,  siç janë kriza në Gjermani, si partneri ynë më i madh eksportues dhe sfidat që vijojnë me çmimin e energjisë elektrike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Drejtoria e Doganave: Parandalohet përpjekja për kontrabandën e kokainës, cigareve, produkteve oftalmologjike, rrobave dhe eksportimi i paligjshëm i devizave
Next Article Largohen 42 metra kub mbetje nga deponitë e egra në Komunën e Aerodromit, Çair, Kisella Vodë dhe Karposh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?