By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbahet ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”, Osmani dhe Kurti vlerësojnë lartë guximin dhe profesionalizimin e FSK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbahet ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”, Osmani dhe Kurti vlerësojnë lartë guximin dhe profesionalizimin e FSK-së
Maqedoni

Mbahet ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë”, Osmani dhe Kurti vlerësojnë lartë guximin dhe profesionalizimin e FSK-së

admin
Last updated: 12/11/2024 15:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”, ka organizuar Ditën e Vizitorëve ku pjesëmarrës ishin presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Ky ushtrim është kryer në Poligonin ushtarak në Babaj të Bokës të Gjakovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ‘Ujku i çeliktë’ tha se personifikon instinktin e mprehtë dhe guximin tuaj gjatë këtij ushtrimi.

“Me operacionet sulmuese gjatë këtij ushtrimi, ju shfaqët shkathtësinë dhe guximin që kërkohet për ta tejkaluar çdo kërcënim”, u shpreh presidentja.

“Sot e konfirmuat edhe një herë se ushtrinë tonë e kemi ndërtuar dhe jemi duke e zhvilluar me aftësi dhe me kapacitete profesionale sipas standardeve më të larta të NATO, dhe konfirmuat se jeni të gatshëm të merrni pjesë efektivisht edhe në operacione shumëkombëshe të përbashkëta ushtarake, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, tha Osmani.

Në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se e veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë së FSK-së.

“Ky ushtrim përfaqëson më shumë se një testim të kapaciteteve tona mbrojtëse sikurse që u dëshmua sot dhe paraqet tregues të qartë të përgatitjes, guximit dhe profesionalizimit të ushtrisë sonë. E veçanta e këtij ushtrimi është se pikërisht këtu bëhet validimi i regjimentit të dytë të këmbësorisë së FSK-së, duke konfirmuar zhvillimin dhe forcimin e vazhdueshëm të ushtrisë sonë drejtë standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Kurti.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Përfundon intervistimi i Rizvanollit, avokati i saj thotë se detajet s’mund të bëhen publike
Next Article Shtyhet fillimi i gjykimit në çështjen Januzi dhe të tjerët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?